Aktualitet

Të dënuar për vjedhje me dhunë e kultivim hashashi, OFL iu dërgon formularin dy të “fortëve” në Tiranë (EMRAT)

27 Gusht 2020, 09:12 Nga DOSJA
Të dënuar për vjedhje me dhunë e kultivim hashashi, OFL iu

TIRANË- Flamur Lena dhe Gjelosh Vukzaj janë dy subjektet e radhës që kalojnë në sitën e Operacionit Forca e Ligjit. OFL njofton sot se Lena, i dënuar për kultivim droge dhe Vukzaj për vjedhje me dhunë, kanë 48 orë kohë për të deklaruar burimin e pasurisë së tyre.

NJOFTIMI I PLOTË: 

OFL, 27 gusht

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

• F. L., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;

• Gj. V., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, e mbetur në tentativë.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet flamur lena gjelosh vukzaj ofl ne terren flamur lena gjelosh vukzaj ofl ne terren

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Gusht 2020, 08:31

KRUJË- Vijon operacioni anti-kanabis në zonën e Malësisë së Krujës. Mësohet se Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, së bashku me efektivë të Policisë së Krujës,...