Aktualitet

“E lidhën, më pas e futën në banjo dhe e qëlluan me thikë”/ Flet fqinji i 91-vjeçarit që u vra dje në Vlorë

27 Gusht 2020, 09:01 Nga DOSJA
“E lidhën, më pas e futën në banjo dhe e qëlluan

VLORË- Flet fqinji i të moshuarit Seri Petanaj, i cili u gjet i vrarë një ditë më parë në banesën e tij në Vlorë. Ai ka treeguar për për Fax News se i moshuari ishte njeri i mirë dhe se nuk e kupton arsyen pse mund ta kenë vrarë.

“Unë sot e dëgjova. Ishte burrë i mirë, i nderuar, me djem të mirë. Kur mora vesh sot u habita. Mirë që e grabitën, por pse e vranë? E kishin, lidhur, mbyllur në banjo e kishin qëlluar me thikë.”, tha i moshuari.

Ngjarja e rëndë ndodhi  mbrëmjen e djeshme në lagjen “4 Heronjtë” në Vlorë. Mbi trupin e të moshuarit,Seri Petanaj u gjetën shenja dhune, të shkaktuara nga një mjet prerës. Dyshohet se disa persona kanë hyrë për të grabitur në banesën e 91-vjeçarit dhe pasi ky i fundit i ka kundërshtuar, autorët e masakruan.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet i moshuari gjendet pa jete ne banese seri petanaj i moshuari gjendet pa jete ne banese seri petanaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Gusht 2020, 08:31

KRUJË- Vijon operacioni anti-kanabis në zonën e Malësisë së Krujës. Mësohet se Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, së bashku me efektivë të Policisë së Krujës,...