Aktualitet

Dy të arrestuar në Berat/ Njëri rrahu punonjësin e Ujësjellësit, tjetri gruan (DETAJET)

27 Gusht 2020, 09:01 Nga DOSJA
Dy të arrestuar në Berat/ Njëri rrahu punonjësin e

BERAT- Dy persona janë arrestuar në Berat përgjatë 24 orëve të fundit. I pari, një 29-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ka goditur për motive banale, punonjësin e Ujësjellësit në Qereshnik, ndërsa i dyti është prangosur për dhunë në familje.

NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË:

Godet me sende të forta punonjësin e ujësjellësit, por vihet në pranga nga policia.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Berat, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

D. P., 29 vjeç, banues në fshatin Qereshnik, Berat.

Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas në Qereshnik, për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me sende të forta punonjësin e Ujësjellësit Berat, shtetasin B. Sh., 59 vjeç, i cili ka qenë duke furnizuar me ujë këtë fshat.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”.
———-
Gjithashtu po nga strukturat e mësipërme, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

R. D., 46 vjeç, banues në Berat.

Ky shtetas, në banesë, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Dhuna në familje”.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestime ne berat arrestime ne berat

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Gusht 2020, 08:31

KRUJË- Vijon operacioni anti-kanabis në zonën e Malësisë së Krujës. Mësohet se Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, së bashku me efektivë të Policisë së Krujës,...