Aktualitet

27 Gusht 2020, 08:31 Nga DOSJA

KRUJË- Vijon operacioni anti-kanabis në zonën e Malësisë së Krujës. Mësohet se Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, së bashku me efektivë të Policisë së Krujës, Durrësit dhe Tiranës janë duke krehur zonën, ku dyshohet se ka me ende parcela të mbjella me lëndë narkotike.

Sakaq, ditën e djeshme në këtë zonë u asgjësuan 1800 rrënjë canabis sativa në 50 parcela.  Ndërkohë pritet që Policia të njoftojë në vijim rezultatet e operacionit të zhvilluar prej disa ditësh.

Zona e malësisë mbetet ndër zonat më problematike të kultivimit të lëndëve narkotike.  Gjatë këtij viti në Krujë janë asgjësuar mbi 8 mijë rrënjë kanabisi.

Operacioni i fundit u zhvillua në këtë zonë më 17 qershor, ku u arrestuan 3 persona. Ndërkohë, policia asgjësoi 3 parcela me kanabis. Në terren u angazhuan mbi 50 forca policie. Gjatë muajve të fundit aksione anti-drogë janë kryer edhe në Gjirokastër, Kukës dhe Elbasan.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet operacion anti-kanabis në malësinë e krujës operacion anti-kanabis në malësinë e krujës

Sondazh

Poll