Aktualitet

Apeli lë në fuqi vendimin për sekuestrim të pasurive së Ylli Ndroqit. Avokati: Do bëjmë rekurs në Gjykatën e Lartë

27 Gusht 2020, 07:49 Nga DOSJA
Apeli lë në fuqi vendimin për sekuestrim të pasurive së

TIRANË-Ditën e sotme Gjykata  Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për sekuestrim të 26 pasurive së Ylli Ndroqit. Vendimi  ishte për t’u dhënë ditën e djeshme, por për shkak të dosjes voluminoze u shty për sot.

Avokati i tij, Alban Qafa deklaroi se do bëjnë rekurs në Gjykatën e Lartë. Gjatë fjalës së tij për mediet ai tha se për Ndroqin nuk ka pasur asnjë dënim për ndonjë vepër penale të kryer.

“Gjykata e Apelit miratoi vendimin e shkallës së parë. La në fuqi atë dhe do të bëjmë rekursin. Gjykata nuk e argumentoi vendimin, por do ta tërheqim në sekretari kur të jetë gati dhe rekursojmë në gjykatën e lartë. Ky vendim ishte një vendim që nuk ishte i mbështetur në prova. Pronat janë marrë me ligjin 7501, ndërsa tani qëndrojnë të sekuestruara pavarësisht se ecën kredia dhe qereja financiare. Kam dyshime dhe për këtë do ta vazhdojmë betejën në gjykatën e lartë. Indicet janë shkresa të dërguara nga ministria e brendshme dhe jo nga organi i akuzës. Ka një shkresë skandaloze dhe për këtë do i drejtohemi personit përgjegjës që e ka drejtuar SPAK-ut, nga drejtoria e Interpol Tiranës. Dokumentacioni i ardhur nga Italia vërteton se s’ka qenë asnjëherë i dënuar në Itali. Se ku e ka gjetur Interpol Tirana këtë duhet ta vërtetojë organi i akuzës. Përsa i përket për Turqinë, thjeshtë ka patur një verifikim për celularin e tij. I është bërë një verifikim celularit erikson. Pas procedurës i është kthyer nga policia dhe nuk është dënuar për ndonjë krim në Turqi. Sipas nesh nuk është subjekt i ligjit antimafia”, tha avokati.

Kjo seancë u ndoqi edhe nga një përfaqësue i ambasadës amerikane.

Hetimet për Ylli Ndroqin kanë nisur që më 21 korrik të 2020. Më 3 gusht, Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion, sekuestroi pasuritë e botuesit dhe pronarit të Ora News, Ylli Ndroqi. Sipas SPAK, familja Ndroqi ka një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe se këto pasuri janë përfituar nga veprimtaria që sipas SPAK, Ndroqi ka patur në vendin tonë, Turqi dhe Itali.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet sekuestrohet pasuria e ylli ndroqit sekuestrohet pasuria e ylli ndroqit

Sondazh

Poll