Aktualitet

“Pse u zgjove tani?”/ Djali në Fier godet me gurë në mes të natës të atin, 63-vjeçari niset me urgjencë drejt spital

27 Gusht 2020, 07:47 Nga DOSJA
“Pse u zgjove tani?”/ Djali në Fier godet me gurë në

FIER- Policia e Fierit ka arrestuar 37-vjeçarin Orjald Tushi, pasi ka goditur me gurë babain e tij, 63-vjeçarin V.Tushi. Mësohet se 37-vjeçari në mes të natës ka goditur me gurë të atin, pasi është acaruar pse ai është zgjuar nga gjumi. I riu i ka thënë  të atit: “Pse u zgjove tani?”.

Menjëherë pas ngjarjes 63-vjeçari është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Gjatë kontrollit, policia i gjeti një armë të ftohtë (thikë).

Njoftimi i Policisë:

Ushtroi dhunë fizike ndaj babait të tij, arrestohet në flagrancë nga Policia. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin: O. T. 37 vjeç, banues në Libofshë, Fier. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, shtetasit V. T., duke e qëlluar me sende të forta. 63-vjeçari ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve. Gjatë kontrollit personal, autorit iu gjet dhe një armë e ftohtë(thikë). Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. 

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet djali dhunon të atin në fier orjald tushi djali dhunon të atin në fier orjald tushi

Sondazh

Poll