Aktualitet

Radhë kilometrike në Pikën Kufitare të Morinës, qytetarët e Kosovës zgjedhin bregdetin shqiptar për të kaluar fundjavë

27 Gusht 2020, 07:25 Nga DOSJA
Radhë kilometrike në Pikën Kufitare të Morinës,

KUKËS- Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm ka pasur radhë kilometrike në Pikën Kufitare të Morinës. Qytetarët e Kosovës po shfrytëzojnë ditët me diell për të bërë plazh në bregdetin shqiptar.

Mësohet se gjatë orëve të para të mëngjesit janë futur në Shqipëri 400 qytetarë nga Kosova. Ndërkohë, shumë të tjerë po presin në radhë. Policia Kufitare e Morinës po punon me të gjitha kapacitet e mundshme.

Javët e fundit ka pasur një fluks në këtë pikë doganore, ku nuk kanë munguar edhe radhët e gjata. Situatë kaotike u krijua në pikën Kufitare të Kakavijës, ku shqiptarët qëndruan 5 ditë në radhë për të kaluar doganën. Shkak i situatës u bë marrja e tamponit nga pala greke.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet radhe ne morine radhe ne morine

Sondazh

Poll