Aktualitet

Lajm i mirë për pushuesit, sot nuk do të ketë reshje shiu, temperaturat do të shkojnë deri në 38 gradë

27 Gusht 2020, 05:44 Nga DOSJA
Lajm i mirë për pushuesit, sot nuk do të ketë reshje shiu,

SHQIPËRI- Gjatë paradites së sotme do të ketë një mot të kthjellët në të gjithë vendin. Ndërkohë gjatë pasdites do të ketë vranësira në të gjithë territorin. Sipas Meteoalb temperaturat e ajrit sot do të luhaten nga 17 deri në 38 gradë.

Parashikimi: 

Mot të kthjellët gjatë orëve të paradites në të gjithë vendin. Por, gjatë orëve të pasdites do të ketë kalime vranësirash nëpër të gjithë territorin, më të dukshme në zonat malore përgjatë kufirit lindor. Të njëjtat kushte atmosferike do të na shoqërojnë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 38°C. Era do fryjë e lehtë me shpejtësi deri 30 km/h nga drejtimi Verior-Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 2-3 ballë. Për sa i përket Rajonit dhe Evropës, një sistem vranësirash do të përfshijë Ishujt Britanikë duke sjellë shira me intensitet të lartë. Po ashtu me shira të dendur vijon moti për Europën veri-verilindore. Ndërsa pjesa me e madhe e kontinentit karakterizohet nga moti i kthjellët dhe vranësira të lehta.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet parashikimi i motit 27 gusht 2020 parashikimi i motit 27 gusht 2020

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Gusht 2020, 19:03

TIRANE– Policia rrugore e shtetit në njoftimin e postuar në rrjetin social ‘Facebook’ ka bërë të ditur se ditën e sotme ka qënë në terren duke kontrolluar me dr...