Aktualitet

Defekti ndodhi sa e ndezi, flakët plagosin pronarin e skafit në Vlorë. Policia jep detajet e para

26 Gusht 2020, 20:23 Nga DOSJA
Defekti ndodhi sa e ndezi, flakët plagosin pronarin e skafit në

VLORË– Policia e Vlorës, me anë të një njoftimi zyrtar ka bërë me dije detaje lidhur me djegien e skafit në Vlorë, pasditen e sotme. Sipas Policisë, i lënduar nga djegia e gomones ka mbetur 57-vjeçari, Artjan Bylyku. Ky i fundit është nisur fillimisht në spitalin e Vlorës, dhe më pas është dërguar për tek Trauma në Tiranë për një shërbim më të specializuar. 

NJOFTIM NGA POLICIA

Vlorë/Informacion paraprak

Në orën 19:20, në Triport të Vlorës, shtetasi A.B., 57 vjeç, në momentin e ndezjes së mjetit të tij lundrues, dyshohet se si pasojë e një defekti gomonia është përfshirë nga flakët duke e dëmtuar atë. A. B është transportuar për ndihmën e parë në Spitalin e Vlorës, më pas është tranaportuar për ndihmë më të specializuar drejt Spitalit të Traumës Tiranë.

LAJMI KRYESOR: Me 500 litra benzinë! Shpërthen në Vlorë skafi i Artjan Bylyku, 57-vjeçari rendë tek Trauma. Kunati në arrati për vrasjen e Devi Kasmit

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artjan bylyku domart konjari merr flake motorskafi ne vlore motorskafi ne vlore artjan bylyku domart konjari merr flake motorskafi ne vlore motorskafi ne vlore

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Gusht 2020, 19:03

TIRANE– Policia rrugore e shtetit në njoftimin e postuar në rrjetin social ‘Facebook’ ka bërë të ditur se ditën e sotme ka qënë në terren duke kontrolluar me dr...