Aktualitet

Të rinjtë “djegin gomat” e makinave në Kukës, qytetarët në panik: Zotit i kemi thënë na ruaj fëmijët

26 Gusht 2020, 20:09 Nga DOSJA
Të rinjtë “djegin gomat” e makinave në Kukës,

KUKËS -Një nga problemet kryesore në qytetin e Kukësit është mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor nga drejtuesit e mjeteve. Në pjesën më të madhe, shoferë janë të rinj dhe adoleshentë, të cilët xhirojnë gomat në lagjet dhe rrugët kryesore, duke shkaktuar panik tek banorët.

Njëri prej qytetarëve është shprehur, se në rrugë nuk ka paraprita, në mënyrë që të detyrojnë shoferët që të ecin me avash. Më tej ai shton, se fëmijët e vegjël janë më të rrezikuar, ndërsa shton se në rrugët e qytetit rrallë herë sheh policë, ndërsa ankohet edhe për mungesën e sinjalistikës.

Me 220 shkon tu fishkëllu makina. Zotit i kemi thënë të na ruj fëmijët. S’ka as paraprita, të paktën bashkia të kishte vënë paraprita, që të hecin avash. Policia Rrugore në raste të rralla ven ndonjë polic në rrugët kryesore. Aty duhet me nejt në qendër, ai që shkel rregullat të ndalohet, atij t’i konfiskohet makina dhe të marrin vesh të tjerët“, u shpreh qytetari.

Në qytetin e Kukësit mungon thuajse plotësisht sinjalistika dhe asnjë rrugë apo rrugicë pra edhe rrugët me një korsi janë dykalimëshe duke krijuar konfuzion dhe premisa për aksidente. Vetëm në 10 ditëshin e fundit në Kukës në aksidentet me makinë vdiqën dy të rinj ndërsa një 11 vjeçar ndodhet në gjëndje të rëndë.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kukes shkelja e rregullave te qarkullimit rrugor ne kukes kukes shkelja e rregullave te qarkullimit rrugor ne kukes

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Gusht 2020, 19:03

TIRANE– Policia rrugore e shtetit në njoftimin e postuar në rrjetin social ‘Facebook’ ka bërë të ditur se ditën e sotme ka qënë në terren duke kontrolluar me dr...