Shpërthen skafi në Vlorë, RENDË Artjan Bylyku, niset me urgjencë në Tiranë. 57-vjeçari me letra gjermane i bënë vjet a
26 Gusht 2020, 19:43Nga DOSJA
TIRANË- Dosjal.al ka mësuar detaje të reja lidhur me djegien e skafit në zonën e Triportit në Vlorë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se personi i lënduar është Artjan Bylyku, kunati i Domart Konjarit. Më 18 tetor të vitit të shkuar, Bylykut iu bë atentat në zonën e njohur si “Frigoriferi”, por shpëtoi për mrekulli.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se Bylyku është nisur me urgjencë për në spitalin e Tiranës, pasi është në gjendje të rendë për shkak të djegieve që ka marrë në trup.
57-vjeçari me letra gjermane, është kunati i Domart Konjarit, i cili është shpallur në kërkim për vrasjen e Devi Kasmit pasi dyshohet se është një nga porositësit e ekzekutimit që ndodhi mbrëmjen e 29 janarit 2018 në Tiranë, vrasje e cila u bë nga ish-oficeri grek Efthimios Efthimiu.
Bylyku është hetuar më parë për një vrasje të ndodhur në vitin 1992, ndërsa së fundmi kishte hapur një biznes për shitjen e makinave dhe pjesë këmbimi. Asokohe, Policia kishte ngritur tre pista hetimi për atentatin ndaj tij. Dyshohet për konkurrencës mes bisneseve, një sherri që ai kishte pasur për pronësinë, ndërsa nuk përjashtohej edhe hakmarrja ndaj kunatit të tij.
Ndërkohë në skafin e tij, ka shkuar grupi hetimor, i cili ka nisur hetimet. Kjo pasi nuk përjashtohet mundësia që ndaj Bylykut të jetë tentuar një tjetër atentat.
GREQI-Një i ri shqiptar është arratisur në mënyrë spektakolare në Greqi. Ai i iku nga duart policisë, teksa po transportohej në qeli, pas seancës gjyqësore.Ngja...
GRAMSH-Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Siman të Gramshit. Dy fëmijë të moshave 5 dhe 6 vjeç janë plagosur teksa po luanin me një granatë...
Aktualitet26 Gusht 2020, 19:03
TIRANE– Policia rrugore e shtetit në njoftimin e postuar në rrjetin social ‘Facebook’ ka bërë të ditur se ditën e sotme ka qënë në terren duke kontrolluar me dr...
VLORË -Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë në Vlorë, ku 91-vjeçari Seri Petanaj u gjet i pajetë në banesën e tij në lagjen “4 hero...
SARANDË– Drejtoresha e Shërbimit Social Shtetëror, Luneda Sufali ka reaguar lidhur me rastin e Elefteri Qendrothanasit, e moshuara që bëri xhiron e r...
SARANDE– Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka deklaruar se Greqia do të zgjerojë nga 6 në 12 milje ujërat territoriale në detin Jon- deklaratë kjo që ...
PEQIN– Ritvan Zykaj, i njohur ndryshe me pseudonimin “mostra e Selenicës”, të cilin e “fitoi” kur vrau me breshëri kallashnikovi 8 të afërmit e tij por vuan dën...
MALTE- Shqiptari Daniel Muka u arrestua ditën e djeshme nga policia e Maltës pasi kishte ekzekutuar dy persona. 25 vjeçarit iu bë pritë nga policia mirëp...
TIRANË– Aeroporti i Rinasit ka publikuar fluturimet e konfirmuara për ditën e nesërme, 27 gusht 2020. Në një njoftim zyrtar, TIA ka bërë me dije se n...