Aktualitet

Po transportohej në qeli, shqiptari i ikën nga duart në mënyrë spektakolare policisë greke

26 Gusht 2020, 19:39 Nga DOSJA
Po transportohej në qeli, shqiptari i ikën nga duart në

GREQI-Një i ri shqiptar është arratisur në mënyrë spektakolare në Greqi. Ai i iku nga duart policisë, teksa po transportohej në qeli, pas seancës gjyqësore.

Ngjarja është regjistruar në prefekturën e Omonias në Athinë gjatë ditës së sotme. Policia bën me dije, se i arratisuri ishte arrestuar mëngjesin e sotëm.

Në momentin kur po dilte nga makina për t’u kthyer qelitë e paraburgimit, 28-vjeçari mundi t’u shpëtojë nga duart policëve. Mësohet se kur doli nga makina, shqiptari nuk i kishte prangat e vëna.

Ndërkohë një tjetër person i cili ishte arrestuar, u përpoq të arratisej së bashku me shqiptarin, por u kap menjëherë nga policia. Kjo e fundit ndërkohë ka nisur punën për të rikthyer në qeli shqiptarin e arratisur.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shqiptari ne greqi shqiptari ne greqi

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Gusht 2020, 19:03

TIRANE– Policia rrugore e shtetit në njoftimin e postuar në rrjetin social ‘Facebook’ ka bërë të ditur se ditën e sotme ka qënë në terren duke kontrolluar me dr...