Aktualitet

26 Gusht 2020, 19:03 Nga DOSJA

TIRANE– Policia rrugore e shtetit në njoftimin e postuar në rrjetin social ‘Facebook’ ka bërë të ditur se ditën e sotme ka qënë në terren duke kontrolluar me dron, drager dhe radar të gjitha akset rrugore me qëllim parandalimin e aksidenteve.

Kontrolli i policisë u nis mëngjesin e sotëm dhe përfundoi në orën 19:30.

Si pasojë janë pezulluar 23 leje drejtimi, pasi shoferët ishin në gjendje të dehur, janë tërhequr 44 leje drejtimi për shpejtësi mbi normën e lejuar, 223 masa administrative për parakalime të gabuara, 297 për përdorimin e celularit dhe një sërë masash të tjera.

Në total numri i personave që janë gjobitur ditën e sotme shkon në 736.

Policia në fund të njoftimit kërkon nga drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Njoftimi i Policisë Rrugore:

Policia Rrugore në të gjithë vendin vijon kontrollet me Radar, drager e dronë për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të kodit rrugor me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Prej orëve të para të mëngesit e deri në orën 19.30, kanë vijuar kontrollet në të gjitha akset rrugore ku janë  konstatuar shpejtësi tej normave të lejuara, shpejtësi që varionin deri në 70  km/h, mbi normën e lejuar.

Si rezultat i kontrolleve me Radar prej mëngjesit të sotëm deri në orën 19.30, janë tërhequr 44 leje drejtimi për shpejtësi mbi normën e lejuar.

Janë vendosur 228 masa administrative për parakalime të gabuara dhe manovra të rrezikshme në rrugë.

9 masa maksimale me vlerë 30 mijë lekë të reja pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj.

 101 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit,

297 për përdorim të celularit,

34 për mos vendosje të kaskës mbrojtëse.

Nga kontrollet me drager në të gjithë vendin janë pezulluar 23 Leje Drejtimi për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor me qëllim që  destinacioni të jetë i sigurt.

Mos fluturoni dhe mos drejtoni mjetin nën efektet e alkooolit, se shpejtësia dhe alkooli vrasin jetën.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet masa mjete policia masa mjete policia

Sondazh

Poll