Aktualitet

E kishin kthyer shtëpinë në supermarket droge, arrestohet çifti i të moshuarve shqiptarë në Itali

26 Gusht 2020, 17:57 Nga DOSJA
E kishin kthyer shtëpinë në supermarket droge, arrestohet

ITALI- Dy çifte të moshuarish janë arrestuar ditën e sotme nga karabinierët e Italisë në qytetin e Triestes. Njëri nga çiftet e arrestuar është me nënshtetësi shqiptare të moshës 84 dhe 55 vjeç, ndërsa tjetri është italian, me moshë 56 dhe 53 vjeç. Ata akuzohen nga shteti italian për përfshirjen në tregun e drogërave, përkatësisht të kokaninës.

Sipas mediave italiane dy shtetasit shqiptarë e kishin kthyer shtëpinë e tyre në një lloj “supermarketi droge” ku furnizonin çiftin italian edhe shumë të tjerë. Krahas hetimeve të kryera gjatë operacionit “Briri i Kuq”, nga Prokuroria Publike dhe drejtorisë e Antimafias italiane, janë kryer tre konfiskime kokaine ndaj blerësve të rregullt të çiftit italian ku njëri prej tyre u arrestua pasi kishte me vete 15 gramë kokainë.

Ndërkohë që gruaja e 56-vjeçarit italian ishte edhe më parë nën arrest shtëpiak pasi ishte kapur duke shperndarë drogë. Ndaj çifteve janë ngritur një sërë akuzash për furnizim me kokainë dhe dy burrat u dërguan në masë arresti me burg, ndërsa dy gratë u lanë në arrest shtëpiak.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet cifti shqipter trafik kokaine arrestohet cifti shqipter trafik kokaine

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Gusht 2020, 16:52

Në Tiranë, ndërroi sot jetë nga Covidi epidemi-ologu Vilson Topulli, një punonjës i njohur i sistemit shëndetësor shqiptar. Kolegët e Institutit të Shëndetit Pu...