Aktualitet

‘Zgjohet natën dhe nis e flet me vete’/ Dy vite pas masakrës së Selenicës, gardianët e burgut tregojnë gjendjen e Ritv

26 Gusht 2020, 17:47 Nga DOSJA
‘Zgjohet natën dhe nis e flet me vete’/ Dy vite pas

PEQIN– Ritvan Zykaj, i njohur ndryshe me pseudonimin “mostra e Selenicës”, të cilin e “fitoi” kur vrau me breshëri kallashnikovi 8 të afërmit e tij por vuan dënimin në burg. Ndryshe nga të dënuarit e tjerë, Zykaj është harruar nga familja e tij, e cila nuk ka shkuar kurrë për ta takuar në ambientin e vuajtjes së dënimit. I vetmi që e ka takuar një herë të vetme, ka qënë i vëllai.

Në ditët e para të burgosjes së tij, gardianët e burgut flisnin për sjelle të çuditshme të të riut, i cili kishte nisur të lexonte dhe libra…por mbrapsht. Pas një interesimi, burime për Gazeta Shqip bëjnë me dije se gjendja e tij nuk ka ndryshuar.

Gardianët thonë se 26-vjeçari nuk ka asnjë ndryshim. Por tani nuk e refuzon më ushqimin, dhe nuk del rregullisht në ajrim. Tanimë ata dëshmojnë se i riu lexon libra fetarë. Por ka pasur edhe raste që zgjohet gjatë natës dhe flet me vete.

“Ka raste, kur gjatë natës ngrihet dhe flet me vete. Sjellja e Ritvanit nuk është shumë e çuditshme, edhe pse e kemi më shumë në vëmendje për shkak të llojit të krimit të kryer. Na ndodh shpesh që t’i blejmë ndonjë paketë cigare, sepse është i vetmi i burgosur që nuk ka asnjë vizitor, ose i japim ndonjë rrobë nga ato që në shtëpitë tona nuk i përdorim” – tregon gardiani.

Si ndodhi masakra në Selenicë?

Pas një dreke me famlijen e tij, ku edhe kishte pirë një gotë birrë, Ritvan Zykaj u çua para të tjerëve për të kullotur gjethët. Mirëpo në oborr ndeshet me nusen e vëllait të gjyshit të tij, e cila e akuzon se i kishte vjedhur pulat. I prekur në sedër nga akuza e të afërmes së tij, Ritvani kthehet në shtëpi për të marrë armën dhe vret me breshëri kallashnikovi 8 persona.

I pari që u vra nga 24-vjeçari ishte kryefamiljari Demir Zykaj. Pasi vrau 75 vjeçarin dhe Perie Zykajn 72 vjeç shkoi në banesën e Besimit, djalit të Demirit duke vrarë atë, Besimin 43 vjeç, të shoqen, Vasilikën 42 vjeç. Tyta e armës së tij nuk kurseu as dy fëmijët e çiftit, Sarën 16 vjeçe dhe djalin e vogël Ledion 8 vjeç. Ky i fundit u vra me bukë në dorë pasi në ato momente ishte duke konsumuar vaktin e drekës.

Nga kjo ngjarje tronditëse arritën të shpëtojnë vetëm tre djem, Arieli, Falkao dhe Albi Zykaj, të cilët nuk ndodheshin në shtëpi në momentin kur Ritvan Zykaj zbrazi breshërinë e kallashnikovit.

I pandikuar nga akti monstruoz që kishte kryer, Ritvani gjeti kohën që të filmonte me celularin e tij viktimat, video që ua dërgoi të afërmve në Facebook. Menjëherë pas këtij veprimi dhe alarmit që u dha në fshat, Zykaj mori arratinë duke u fshehur në kullotat e fshatit.

Ndërsa policia e kërkonte gjithë natën, 24-vjeçari kontrollonte çdo gjë që ndodhte në rrjetet e tij sociale. I indinjuar nga urrejtja e personave që e mallkonin e shanin për aktin e tij monstruoz, Zykaj ktheu edhe një përgjigjie unanime për të gjithë: “Na keni çarë k…”
24-vjeçari, i cili u pagëzua me pseudonimin “Mostra e Selenicës” u kap nga policia rreth orës 06:00 të mëngjesit duke mos bërë rezistencë edhe pse i armatosur.

Viktimat u gjetën në oborrin e tyre nga gjyshi i Ritvanit, i cili edhe pse në moshë të thyer ishte mundur që t’i kryente nderimet e fundit duke kthyer kufomat e tyre në anën e mbarë.

Ironia e fatit qëndron në faktin se dy prej kushërinjve, viktima të Ritvanit ishin ata që e shpëtuan këtë të fundit nga vdekja. Shtatë vite para masakrës Zykaj ka pësuar lëndime të rënda nga zjarri dhe kanë qenë pikërisht dy kushërinjtë e tij, 2 nga 8 viktimat e tij, Besimi dhe Azem Zykaj ata që i kanë shpëtuar jetën.

Madje, djali i madh i Azemit, i cili i shpëtoi masakrës, e ka marrë në krah dhe e ka hedhur në lumë pasi i gjithë trupi i killerit ishte përfshirë nga flakët. Ndërsa Besimi, gjithashtu i vrarë nga Ritvani, e ka transportuar me urgjencë atë në drejtim të spitalit.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet masakra e selenices ritvan zykaj masakra e selenices ritvan zykaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Gusht 2020, 16:52

Në Tiranë, ndërroi sot jetë nga Covidi epidemi-ologu Vilson Topulli, një punonjës i njohur i sistemit shëndetësor shqiptar. Kolegët e Institutit të Shëndetit Pu...