Aktualitet

Vrasja e dyfishtë në Maltë/ Shqiptari i arrestuar lëvizte lirisht në qytet, e shkuara e errët dhe përballja me drejtësin

26 Gusht 2020, 17:38 Nga DOSJA
Vrasja e dyfishtë në Maltë/ Shqiptari i arrestuar lëvizte

MALTE- Shqiptari Daniel Muka u arrestua ditën e djeshme nga policia e Maltës pasi kishte ekzekutuar dy persona. 25 vjeçarit iu bë pritë nga policia mirëpo ky i fundit qëlloi me armë zjarri në drejtim të tyre deri në momentin që u arrestua nga forcat blu.

Sikur të mos mjaftonte vrasja e dy personave, Muka ishte i dyshuar dhe për grabitjen e një argjendarie dhe tentativës së vrasjes së dy policëve.

Media e njohur malteze “The Times of Malta” ka vënë në fokus të saj rastin e të riut shqiptar për të cilin shkruan se veprimet e tij tronditën vendin.

Muka lëvizte lirshëm në rrugët e Maltës pavarësisht krimeve që ka kryer. I riu 25 vjeçar ndodhej në liri me kusht për krimet e kryera, atë të dyshuarit se ka grabitur një argjendari dhe se ka dashur të vrasë dy oficerë policie. Një gjykatë më e ulët kishte thënë se Muka duhet burgosur, por Gjykata e Lartë në vend e kishte refuzuar të tillë kërkesë.

Detajet e lirimit me kusht të shqiptarit nuk bëhen me dije publikisht nga media malteze, pasi çështjet e gjykatave nuk jepen për publikun.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestim daniel muka malte arrestim daniel muka malte

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Gusht 2020, 16:52

Në Tiranë, ndërroi sot jetë nga Covidi epidemi-ologu Vilson Topulli, një punonjës i njohur i sistemit shëndetësor shqiptar. Kolegët e Institutit të Shëndetit Pu...