Akuzat për favorizim për 2000 m2 tokë në Qerret, kryebashkiaku Krali i mohon: Po mundohen të ulin moralisht figurën time
26 Gusht 2020, 17:02Nga DOSJA
KAVAJË -Kreu i Bashkisë së Kavajës, Redjan Krali, ka mohuar akuzat për favorizimin e kompanisë “Laguna”, për dhënien e 2000 m2 sipërfaqje pyjore në plazhin e Qerretit.
Krali është shprehur, se po tentohet që të ulin sa më shumë moralisht figurën e tij. Gjithashtu ai ka paralajmëruar se ndoshta mund të bëjë edhe kallëzim penal në ditët në vijim.
“Ka ardhur një kërkesë që është miratuar një leje 3 mujore sipas të gjitha procedurave, procedurat janë në grupin e komisionit, nga ana teknike e di grupi i komisionit. Jam shumë transparent për çdo lloj hetimi, për çdo lloj problemi. Ndoshta-ndoshta bëj edhe një kallëzim penal, për figurën time që mundohen ta ulin sa më shumë moralisht”, tha për Fax News Redjan Krali.
Më tej ai ka shtuar, se ka qenë në qendër të akuzave vazhdimisht, por do të vijojë të punojë deri në ditën e fundit. Ndërkohë drejtori i Drejtorisë Ligjore në Bashkinë e Kavajës, Ardian Malaj, ka pranuar faktin se kompania nuk rezulton e regjistruar në QKB, por në organin e Tatim-Taksave në Durrës. Gjithashtu ai u ka bërë thirrje organeve që të hetojnë, nëse dokumenti është i falsifikuar.
Pak javë më parë Bashkia Kavajë ka nxjerrë në ankand një sipërfaqje prej 2000 m2 në njësinë administrative Qerret. Kompania fituese “Laguna” nuk figuron e regjistruar në QKB, duke ngritur dyshime se është fantazmë, apo ka përpjekje për të fshehur pronarët e vërtetë.
(g.sh./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
DURRËS- Një ngjarje e rëndë u regjistrua pasditen e sotme në Durrës rreth orës 18:00, ku pushimet e një familje nga Tirana u kthyen në tragjedi. Një 44-vje...
VLORË – Një skaf në Triport të Vlorës, është përfshirë nga flakët. Burime të Dosja.al kanë bërë me dije se si pasojë e flakëve është lënduar një person, i ...
Aktualitet26 Gusht 2020, 16:52
Në Tiranë, ndërroi sot jetë nga Covidi epidemi-ologu Vilson Topulli, një punonjës i njohur i sistemit shëndetësor shqiptar. Kolegët e Institutit të Shëndetit Pu...
TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame ka njoftuar për 23 vende të lira pune. Me anë të një postimi në Facebook, Lame shkruan se për të ri...
POGRADEC- Zbardhet dosja e plotë e ngjarjes që terrorizoi zonën turistike të Volorekës, më 8 gusht të këtij viti. Gazetari Elton Qyno ka siguruar dosjen e Proku...
FUSHË KRUJË– Një vatër zjarri është aktivizuar në fshatin Picrrage të Fushë Krujës. Zjarri rrezikon disa banesa dhe një stallë bagëtish.Zjarrfikësja e...
TIRANË- Drejtoresha e Arsimit në Ministrinë e Arsimit Sporteve dhe Rinisë, Zamira Gjini ka folur në lidhje me tre skenarët për rifillimin e mësimit. Në nj...
Aktualitet26 Gusht 2020, 14:30
Tashmë stina e verës po mbyllet dhe në një kohë pandemie kjo përkon edhe me shtimin e pasigurisë mbi një valë të dytë që rrezikon të shtojë rastet e të infektua...
Policia është vënë në kërkim të hajdutëve që për gjithë natën në qetësi dhe pa u shqetësuar kanë vjedhur rreth 500 litra vaj ulliri duke e lënë të zotin e shtëp...