Aktualitet

Tragjedia në Durrës/ Babai futet në det për të shpëtuar vajzën që po mbytej dhe humb jetën mes dallgëve, e mitura ndë

26 Gusht 2020, 17:03 Nga DOSJA
Tragjedia në Durrës/ Babai futet në det për të

DURRËS- Një ngjarje e rëndë u regjistrua pasditen e sotme në Durrës rreth orës 18:00, ku pushimet e një familje nga Tirana u kthyen në tragjedi. Një 44-vjeçar me iniciale Dh.B. dhe vajza e tij e mitur M.B. u mbytën në Rrushkull.

Mësohet se e mitura ishte futur në det për t’u larë, por e rrëmbeu dallga. Babai i saj, u fut menjëherë në det dhe në përpjekje për ta shpëtuar u mbyt.

Duke qenë se zona nuk ka kullë vrojtimi, pushuesit që ndodheshin në plazhin e Rrushkullit u futën në det dhe nxorrën të gjallë vajzën. Kjo e fundit u dërgua me urgjencë në spital, por disa minuta më vonë ndërroi jetë.

Gjatë muajve të verës në plazhet e vendit tonë janë mbytur mbi 10 persona. Duhet theksuar se në pjesën më të madhe të plazheve shqiptare mungojnë rojet bregdetare.

Njoftimi i policisë

Më datë 26.08.2020, rreth orës 18:00, në Rrushkull, Durrës, shtetasi Dh.B., 44 vjeç dhe shtetësja e mitur M.B., 9 vjeçe, (baba dhe vajzë), dyshohet se janë futur duke u larë në det, e për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi Dh.B., ndërsa shtetësja M.B., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë, ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(g.sh.k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mbyten babe e bije ne durres mbytet 44-vjeçari ne durres mbyten babe e bije ne durres mbytet 44-vjeçari ne durres

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Gusht 2020, 16:52

Në Tiranë, ndërroi sot jetë nga Covidi epidemi-ologu Vilson Topulli, një punonjës i njohur i sistemit shëndetësor shqiptar. Kolegët e Institutit të Shëndetit Pu...

Aktualitet 26 Gusht 2020, 14:30

Tashmë stina e verës po mbyllet dhe në një kohë pandemie kjo përkon edhe me shtimin e pasigurisë mbi një valë të dytë që rrezikon të shtojë rastet e të infektua...