“Punë ka, po s’ka profesionistë”/ Apeli i Artan Lames për 23 vende pune në Kadastër: Nuk fillohet jeta direkt drejtor
26 Gusht 2020, 16:18Nga DOSJA
TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame ka njoftuar për 23 vende të lira pune. Me anë të një postimi në Facebook, Lame shkruan se për të rinjtë janë krijuar vende të lira punë në zyrat e Kadastrave në Pogradec, Gjirokastër dhe në Lezhë.
“Është kollaj të bëhet ironi fejsbukjane me frazën e kryeministrit “Punë ka, po s’ka profesionistë”, por është e vështirë ta hedhësh poshtë atë në shumë raste. Ej çuna, goca, jeta ka edhe të përpjeta. Nuk fillohet jeta direkt drejtor. Fillohet edhe si specialist i thjeshtë, pastaj pas disa vjetësh kur ke fituar eksperiencë bëhesh edhe shef sektori, e më pas po qeve i aftë edhe drejtor. Po fillojeni një here,”-shkruan Lame.
POSTIMI I PLOTË:
PUNE KA!
Më informojnë nga zyra e personelit se në Drejtorinë e Kadastrës Krujë janë 7 vende të lira, në drejtorinë Pogradec 5, në Gjirokastër 4, në Lezhë 7 vende. Duhen inxhinierë (ndërtimi, arkitektë, gjeoinformatikë, topografë, gjeodetë) dhe pak ekonomistë. Drejtoria Krujë (që në fakt është në Fush-Krujë për shkak se shumica e problematikave janë poshtë në fushë) është fare pranë Tiranës, le më pastaj Fush Kruja, që është gati periferi e Tiranës. Dhe të mos ketë djem e vajza që të duan të shkojnë deri atje për të punuar! Eshtë kollaj të bëhet ironi fejsbukjane me frazën e kryeministrit “Punë ka, po s’ka profesionistë”, por është e vështirë ta hedhësh poshtë atë në shumë raste. Ej çuna, goca, jeta ka edhe të përpjeta. Nuk fillohet jeta direkt drejtor. Fillohet edhe si specialist i thjeshtë, pastaj pas disa vjetësh kur ke fituar eksperiencë bëhesh edhe shef sektori, e më pas po qeve i aftë edhe drejtor. Po fillojeni një herë. Natyrisht që të zanatçinjtë e fejsbukut do ju shkurajojnë me të thënën se konkurset janë farsë, se i fitojnë vetëm bijtë e partisë, po ju bëni tuajën, ejani dhe do ta shihni. Ndërkaq që po shkruaj, këto vende janë ende të lira duke ju pritur! -Në Krujë janë 7 vende të lira; -në Pogradec 5 vende; -në Gjirokastër 4 vende; -në Lezhë 7 vende.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
POGRADEC- Zbardhet dosja e plotë e ngjarjes që terrorizoi zonën turistike të Volorekës, më 8 gusht të këtij viti. Gazetari Elton Qyno ka siguruar dosjen e Proku...
FUSHË KRUJË– Një vatër zjarri është aktivizuar në fshatin Picrrage të Fushë Krujës. Zjarri rrezikon disa banesa dhe një stallë bagëtish.Zjarrfikësja e...
TIRANË- Drejtoresha e Arsimit në Ministrinë e Arsimit Sporteve dhe Rinisë, Zamira Gjini ka folur në lidhje me tre skenarët për rifillimin e mësimit. Në nj...
Aktualitet26 Gusht 2020, 14:30
Tashmë stina e verës po mbyllet dhe në një kohë pandemie kjo përkon edhe me shtimin e pasigurisë mbi një valë të dytë që rrezikon të shtojë rastet e të infektua...
Policia është vënë në kërkim të hajdutëve që për gjithë natën në qetësi dhe pa u shqetësuar kanë vjedhur rreth 500 litra vaj ulliri duke e lënë të zotin e shtëp...
ELBASAN -Një banesë në Elbasan është përfshirë nga flakët. Mësohet se banesa ndodhet në afërsi të spitalit psikiatrik të qytetit.Dyshohet paraprakisht, se zjarr...
TIRANË- Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat për viktimat dhe të infektuarit me COVID-19 përgjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri. Janë 4 vikti...
VLORË– Një 91-vjeçar është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në banesën e tij në lagjen “4 Heronjtë” në Vlorë. Mbi trupin e të moshuarit, i cili jet...
FIER-Policia e Fierit ka arrestuar një 57-vjeçar me iniciale F.T., për kultivim kanabisi. Në oborrin e banesës së tij në fshatin Zhupan, u konstatuan bim...