Rifillimi i mësimit, Drejtoresha e Arsimit tregon planin për trajnimin e mësuesve, zbulon edhe datën e shpërndarjes së lib
TIRANË- Drejtoresha e Arsimit në Ministrinë e Arsimit Sporteve dhe Rinisë, Zamira Gjini ka folur në lidhje me tre skenarët për rifillimin e mësimit. Në një komunikim me “Faxnews”, ajo është shprehur, se krahas zhvillimit të mësimit, mësuesit do të trajnohen edhe për mësimdhënien online. Më tej ajo ka shtuar, se protokolli do të jetë i detyrueshëm për të gjithë nxënësit dhe stafin, si për shkollat shtetërore dhe ato private.
“Mësuesit kanë qenë me pushime dhe javën që vjen kthehen në shkolla. Meqë kemi vendosur datën 14 Shtator për hapjen e shkollave dhe mësuesit do të jenë duke zhvilluar mësimin. Krahas tyre do të kenë edhe trajnimin e planifikuar për mësimin online nëpërmjet platformave digjitale. Protokolli është i detyrueshëm për të gjithë, nxënësit, mësuesit, drejtuesit dhe mësuesit, qofshtë shkolla shtetërore apo private se lidhen ngushtë mer siguritë e nxënësve në shkollë që është një nga sfidat tona. Është shumë e rëndësishme që prindërit dhe mësuesit ti mësojnë fëmijët për zbatimin e masave rigoroze”, u shpreh Gjini në një intervistë për Fax News.
Përsa i përket teksteve mësimore, ajo bëri me dije, se nga 31 gushti do të jenë në të gjitha libraritë dhe prindërit mund të shkojnë t’i blejnë.
“E kemi merak dhe kemi qenë në komunikim të vazhdueshëm me botuesit që të shpërndajnë tekste para datës 31 gusht, sidomos në librari. Kanë raportuar se janë shpërndarë tekstet dhe nga 31 gusht, libraritë do jenë gati dhe prindërit mund të shkojnë ti blejnë, prandaj i lutem që mos ta lënë për ditën e fundit në zbatim të kushteve të distancimit”, tha Gjini.
Mësimi për nxënësit e arsimit parauniversitar do të rifillojë më 14 shtator nën rregullat strikte të pandemisë. Ministria e Arsimit ka përgatitur tre skenarë për të mbrojtur shëndetin e nxënësve. Skenari i parë është zhvillimi i mësimit me 4 turne, në shkollat me shumë nxënës, ku orët do të jenë nga 30 minuta. Skenari i dytë është mësimi i kombinuar, ku nuk do të ketë vlerësime për orët e zhvilluara online. Ndërsa skenari i tretë është mësimi online me nga 25 minuta dhe dy orë të njëpasnjëshme, i cili do të aplikohet vetëm në rast të kapërcimit të numrave të COVID-19.
(g.sh./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
“A po e tepron me vaj ulliri në gatim komshiu yt?”/ Vjedhin për gjithë natën 500 litra vaj, i zoti i shtëpisë heton ve
Policia është vënë në kërkim të hajdutëve që për gjithë natën në qetësi dhe pa u shqetësuar kanë vjedhur rreth 500 litra vaj ulliri duke e lënë të zotin e shtëp...
Merr flakë banesa në Elbasan, ja cili dyshohet se ishte shkaku
ELBASAN -Një banesë në Elbasan është përfshirë nga flakët. Mësohet se banesa ndodhet në afërsi të spitalit psikiatrik të qytetit.Dyshohet paraprakisht, se zjarr...
4 viktima dhe 168 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit/ MSH: 164 pacientë të shtruar në spitale (BILANCI)
TIRANË- Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat për viktimat dhe të infektuarit me COVID-19 përgjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri. Janë 4 vikti...
Vdekja e 91-vjeçarit në Vlorë, policia po heton për grabitje, dyshohet se autorët masakruan të moshuarin pasi hasën në k
VLORË– Një 91-vjeçar është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në banesën e tij në lagjen “4 Heronjtë” në Vlorë. Mbi trupin e të moshuarit, i cili jet...
Kishte mbjellë kanabis në oborrin e shtëpisë, pranga 57-vjeçarit në Fier
FIER-Policia e Fierit ka arrestuar një 57-vjeçar me iniciale F.T., për kultivim kanabisi. Në oborrin e banesës së tij në fshatin Zhupan, u konstatuan bim...
I dënuar me 4 muaj burg për mbajtje pa leje të armëve të ftohta, arrestohet i riu në Berat
BERAT- Policia e Beratit ka arrestuar 26-vjeçarin me iniciale T.H, i cili ishte i dënuar me 4 muaj burg për veprën penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e ...
Ngacmoi seksualisht të miturën në Golem, gjykata vendos “arrest shtëpie” për 60-vjeçarin
KAVAJË- Gjykata e Kavajës ka caktuar masës e sigurisë “arrest shtëpie” për 60-vjeçarin me iniciale A.Sh, i cili akuzohet se ka ngacmuar seksualisht ...
Liroi nga burgu Gert Gjinararin/ KLGJ shqyrton kërkesën për shkarkimin e gjyqtarit Markelian Kuqo, caktohet relatori
TIRANË-Këshilli i Lartë i Gjyqësorit ka shtyrtuar kërkesën e ILD-së për shkarkimin e gjyqtarit Markelian Kuqo. Mësohet se pas hedhjes së shortit relator i ...