4 viktima dhe 168 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit/ MSH: 164 pacientë të shtruar në spitale (BILANCI)
26 Gusht 2020, 14:09Nga DOSJA
TIRANË- Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat për viktimat dhe të infektuarit me COVID-19 përgjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri. Janë 4 viktima dhe 168 raste të reja të infektuar me koronavirus në Shqipëri, ndërsa numri i personave të shëruar është 102. Numri i të shtruarve në të dy spitalet COVID-19 është 164, 14 prej tyre në terapi intesive ndërsa 5 në intubim. Deri më tani, në total numri i personave të shëruar nga COVID ka shkuar në 4633. Po ashtu, nga totali i testimeve, 168 persona janë konfirmuar pozitivë me COVID-19. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 76 raste në Tiranë, 15 raste në Lezhë, 13 raste në Krujë, 7 raste në Korçë, 6 raste në Kavajë, 5 raste në Shkodër, Durrës, Kurbin, Lushnje, 4 raste në Fier, Elbasan, Berat, Gjirokastër, 2 raste në Vlorë, Kamëz, Selenicë, Klos dhe nga 1 rast në Devoll, Mirditë, Librazhd, Mat, Pogradec, Malësi e Madhe, Kolonjë.
NJOFTIMI I PLOTE:
Nisur nga situata epidemiologjike e përhapjes së infeksionit SARS-COV2 në vendin tonë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të respektojë në përditshmëri masat për frenimin e përhapjes së virusit: Vendosni detyrimisht maskën apo barrierë mbrojtëse në çdo ambient të mbyllur dhe kudo ku nuk është e mundur mbajtja e distances. Kujdesuni për higjenën vetjake. Ruani distancën mbi 1.5 metër në ambientet publike; Shmangin grumbullimet masive, ceremonitë e çdo lloji, pasi janë burim i përhapjes së infeksionit. Bizneset dhe institucionet publike të zbatojnë më përpikmëri protokollet e sigurisë të miratuara nga autoritetet shëndetësore.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiologjike të COVID19 në vendin tonë. Gjatë 24 orëve të fundit tonë janë kryer 878 testime.
102 qytetarë e kanë fituar betejën me COVID19 në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 4633 që nga fillimi i epidemisë.
Nga totali i testimeve, 168 persona janë konfirmuar pozitivë me COVID-19. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 76 raste në Tiranë, 15 raste në Lezhë, 13 raste në Krujë, 7 raste në Korçë, 6 raste në Kavajë, 5 raste në Shkodër, Durrës, Kurbin, Lushnje, 4 raste në Fier, Elbasan, Berat, Gjirokastër, 2 raste në Vlorë, Kamëz, Selenicë, Klos dhe nga 1 rast në Devoll, Mirditë, Librazhd, Mat, Pogradec, Malësi e Madhe, Kolonjë.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 164 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 14 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar. Ju informojmë se në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 39 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes. Përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me COVID19, në dy spitalet COVID po vijojnë të marrin trajtim edhe pacientë të dyshuar, të cilët po trajtohen sipas protokolleve përkatëse.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht, në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen; një 55 vjeçare nga Tirana, një 62 vjeçar nga Lezha, një 63 vjeçar nga Librazhdi, një 85 vjeçar nga Elbasani, me sëmundje bashkëshoqëruese. I shprehim ngushëllimet familjarëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju rikujton se, nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar, të kontaktoni menjëherë mjekun e familjes ose të telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127. Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion të qytetarëve linjën e gjelbër 0800 40 40 për të kontaktuar për çdo informacion tjetër rreth COVID19.
COVID-19 – Statistika (26 Gusht 2020) Testime totale 58752 Raste pozitive 8927 Raste të shëruara 4633 Raste Aktive 4031 Humbje jete 263 (Qarku Tiranë 124, Durrës 37, Shkodër 35, Elbasan 13, Fier 12, Korçë 12, Lezhë 10, Kukës 6, Vlorë 6, Dibër 4, Gjirokastër 3, Berat 1)
VLORË– Një 91-vjeçar është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në banesën e tij në lagjen “4 Heronjtë” në Vlorë. Mbi trupin e të moshuarit, i cili jet...
FIER-Policia e Fierit ka arrestuar një 57-vjeçar me iniciale F.T., për kultivim kanabisi. Në oborrin e banesës së tij në fshatin Zhupan, u konstatuan bim...
BERAT- Policia e Beratit ka arrestuar 26-vjeçarin me iniciale T.H, i cili ishte i dënuar me 4 muaj burg për veprën penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e ...
KAVAJË- Gjykata e Kavajës ka caktuar masës e sigurisë “arrest shtëpie” për 60-vjeçarin me iniciale A.Sh, i cili akuzohet se ka ngacmuar seksualisht ...
Aktualitet26 Gusht 2020, 10:59
ELBASAN– Dy efektivë në drejtorinë e policisë së Elbasanit janë prekur me COVID-19. Mësohet se ata janë karantinuar dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore....
TIRANË-Këshilli i Lartë i Gjyqësorit ka shtyrtuar kërkesën e ILD-së për shkarkimin e gjyqtarit Markelian Kuqo. Mësohet se pas hedhjes së shortit relator i ...
MAT– Një 53-vjeçar i identifikuar si Myslim Kola është vënë në pranga nga Policia e Matit pasi akuzohet për kultivim të lëndëve narkotike.Mësohet se Kola...
VLORË– Një 44-vjeçar, me inicialet O.A., nga Ukraina, ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, ukrainasi ishte par...
TIRANË- Infermieri Frrok Bardhi ka reaguar ndaj presidentit Ilir Meta për numrin e ulët të mjekëve në Shqipëri. Nëpërmjet një postimi në Facebook, ai shpre...
TIRANË– Mediat kroate kanë hedhur dritë mbi mjetin me të cilin udhëtoi presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç, për të takuar kryeministrin Edi Rama,...