Aktualitet

Vdekja e 91-vjeçarit në Vlorë, policia po heton për grabitje, dyshohet se autorët masakruan të moshuarin pasi hasën në k

26 Gusht 2020, 13:16 Nga DOSJA
Vdekja e 91-vjeçarit në Vlorë, policia po heton për

VLORË– Një 91-vjeçar është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në banesën e tij në lagjen “4 Heronjtë” në Vlorë. Mbi trupin e të moshuarit, i cili jetonte vetëm në shtëpi u gjetën shenja dhune, të shkaktuara nga një mjet prerës.

Ekspertiza mjeko-ligjore doli në konkluzionin se i moshuari është qëlluar disa herë me thikë në trup dhe fytyrë, çka ka sjellë edhe vdekjen e tij. Pista ku po heton policia aktualisht është ajo e grabitjes.

Dyshohet se një ose më shumë persona janë futur në banesën e të moshuarit për ta grabitur. Pasi kanë hasur në kundërshtinë e tij, grabitësit e kanë qëlluar disa herë me thikë të moshuarit. Pas vrasjes, autorët kanë kryer grabitjen në banesë.

Kjo pistë mbështetet nga njollat e gjakut, të cilat janë gjetur në disa pjesë të shtëpisë dhe te mobilje të ndryshme. Ndërkohë hetuesit po vijojnë punën për të gjetur prova të reja dhe për të identifikuar autorët.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet i moshuari gjendet pa jete ne banese vlore i moshuari gjendet pa jete ne banese vlore

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Gusht 2020, 10:59

ELBASAN– Dy efektivë në drejtorinë e policisë së Elbasanit janë prekur me COVID-19. Mësohet se ata janë karantinuar dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore....