Aktualitet

Kishte mbjellë kanabis në oborrin e shtëpisë, pranga 57-vjeçarit në Fier

26 Gusht 2020, 13:11 Nga DOSJA
Kishte mbjellë kanabis në oborrin e shtëpisë, pranga

FIER-Policia e Fierit ka arrestuar një 57-vjeçar me iniciale F.T., për kultivim kanabisi. Në oborrin e banesës së tij në fshatin Zhupan, u konstatuan bimë narkotike të kultivuara.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë

Evidentohet dhe goditet një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike. Vihet në pranga autori i dyshuar. Shërbimet e Policisë Fier, në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e atyre personave që tentojnë të kultivojnë bimë narkotike, gjatë kontrollit në fshatin Zhupan, Fier, në oborrin e banesës së shtetasit F. T., 57 vjeç, kanë kanë konstatuar të kultivuara bimë narkotike canabis sativa. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë 57-vjeçarin, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 57 vjeçari ne fier per kultivim kanabisi kanabis ne fier arrestohet 57 vjeçari ne fier per kultivim kanabisi kanabis ne fier

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Gusht 2020, 10:59

ELBASAN– Dy efektivë në drejtorinë e policisë së Elbasanit janë prekur me COVID-19. Mësohet se ata janë karantinuar dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore....