Aktualitet

Liroi nga burgu Gert Gjinararin/ KLGJ shqyrton kërkesën për shkarkimin e gjyqtarit Markelian Kuqo, caktohet relatori

26 Gusht 2020, 10:53 Nga DOSJA
Liroi nga burgu Gert Gjinararin/ KLGJ shqyrton kërkesën për

TIRANË-Këshilli i Lartë i Gjyqësorit ka shtyrtuar kërkesën e ILD-së për shkarkimin e gjyqtarit Markelian Kuqo. Mësohet se pas hedhjes së shortit relator i çështjes do të jetë Dritan Hallunaj.

Gjyqtari Markelian Kuqo ka liruar nga burgu Gert Gjinararin, të dënuarin me burgim të përjetshëm për vrasjen e Naim Zyberit. Për këtë vendim, një raporti i detajuar i Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, rendit një sërë shkeljes që sipas këtij institucioni përbëjnë shkak për shkarkimin e gjyqtarit të Korçës, Markelian Kuqo.

I arrestuar në Itali në vitin 1997 dhe më pas i dënuar me burgim të përjetshëm, Gerd Gjinarari, e pa veten jashtë qelisë, vitin e shkuar pasi në 14 shkurt gjykatësi i Korçës Markelian Kuqo pranoi kërkesën e tij për lirim me kusht. Në Itali, Gjinarari, u akuzua për disa vepra penale, nga vrasja te armëmbajtja pa leje, trafik lëndësh narkotike dhe kryerje të krimit nga banda të armatosura. Prej vitit 2014 ai po vuante dënimin në Shqipëri, në burgun e Drenovës. Ai njihet nga të gjithë si personi që ka ekzekutuar Gert Gjinararin.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet klgj markelian kuqo klgj markelian kuqo

Sondazh

Poll