Aktualitet

Erdhi të kalonte pushimet në Shqipëri, 44-vjeçari nga Ukraina që vuante nga Hepatiti C vdes në spital, në 4 të mëngjesi

26 Gusht 2020, 10:30 Nga DOSJA
Erdhi të kalonte pushimet në Shqipëri, 44-vjeçari nga

VLORË– Një 44-vjeçar, me inicialet O.A., nga Ukraina, ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, ukrainasi ishte paraqitur në Urgjencën e Spitalit të Vlorës, në orën 04:00, pasi ka patur komplikacione shëndetësore.

Gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar dhe 44-vjeçari ka ndërruar jetë. Mësohet se ai vuante nga sëmundja kronike e Hepatitit C, gjë që i ka sjellë edhe komplikacionet shëndetësore.

Ukrainasi i ndjerë kishte ardhur të kalonte pushimet në Shqipëri dhe ishte akomoduar në një hotel në zonën e ‘Ujit të ftohtë’ në Vlorë.

Njoftimi i policisë 

Në orën 04:00 të mëngjesit të sotëm, në Spitalin Rajonal Vlorë ka shkuar për ndihmë mjekësore një turist nga Ukraina O.A., 44 vjeç. Ky shtetas, njofton policia, ka qenë akomoduar me pushime në një hotel në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë dhe pasi ka ndjerë komplikacione shëndetësore është transportuar në spital, vend në të cilin ka ndërruar jetë. Nga veprimet dhe hetimet paraprake dyshohet se 44 vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e sëmundjes kronike të Hepatitit C. Materialet iu referuan Prokurorisë Vlorë për vlerësim juridik.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet vdes ukrainasi ne vlore vlore vdes ukrainasi ne vlore vlore

Sondazh

Poll