Aktualitet

“Në urgjenca punojnë marangozë dhe pastrues”/ Infermieri Bardhi i kthehet Metës: Ka mjekë që nuk dëgjojnë nga veshë

26 Gusht 2020, 10:24 Nga DOSJA
“Në urgjenca punojnë marangozë dhe pastrues”/

TIRANË- Infermieri Frrok Bardhi ka reaguar ndaj presidentit Ilir Meta për numrin e ulët të mjekëve në Shqipëri. Nëpërmjet një postimi në Facebook, ai shprehet se në sistemin shëndetësor situata është shumë më rëndë. Bardhi tregon se urgjenca janë punësuar marangozë dhe pastrues me diploma të blera. Madje sipas tij ka edhe mjekë që nuk dëgjojnë nga veshët dhe e kanë të pamundur për të diagostikuar pacientët.

Postimi i plotë:

President. Meta. Tek lexoja dje shqetsimin ngritur, për numërin shumë të pakët të Mjekve për frymë në Shqiperi. E kam vetëm një pytje? Po cilësin e personelit që punojnë psh në Urgjencat levizese në Tiranë apo ajo e ashtëquajtura Urgjenca Kombëtare ke iden se si është cilësia e tyre? President. Nuk duhet të mbysi militantizmi dhe Partitizmi Bluzëbardhët në Shqipëri. SHIK dhe SHISH duhet të ndjekin veprimtarin e QKUM apo 127 Urgjent …
1- Aty,punojnë Mjek ,qe nuk dëgjojnë nga veshët, si i tillë nuk mund të dëgjojë se sa e ka Tensionin Arterial, apo rrahjet e Zemrës Pacienti !! Kjo është e rëndë.
2-Aty ,punojnë Infermiere ,që me parë ishin pastruese,apo infermierë qe ishin marangozë apo mekanikë por që kan blerë diplomat në tezga zarzavatesh,Infermier që zgjidhet Kryeinfermier, dhe kur i këkon aparatin e serumit, të thotë ja ku e ke ,merre por ai është stativi.
3- Aty punojnë shofer Autoambulancash,që kanë thyer krahë,prarakrahë,klavikula,apo kanë shqyer skalpe kokash pacintësh gjatë transportit në rrugëtim për në spitale, ka shofer të modelit Kanavije etj etj . Duhet 1 muaj për të folur e spjeguar gjendejn katastrofike në Urgjenca President. Ajo që duket,ashtë asgjë fare para realitetit të trishtë. 

Ky reagim i Frrok Bardhit vjen pas deklaratës së presidentit Ilir Meta se numri i paktë i mjekëve në Shqipëri është një problem serioz. Presidenti tha se duhen sa më shpejt politika largpamëse për këtë problem.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet frrok bardhi ilir meta raporti i obsh për mjekët frrok bardhi ilir meta raporti i obsh për mjekët

Sondazh

Poll