Aktualitet

FOTOT/ Presidenti kroat përdori jahtin historik të Josip Broz Titos për të takuar Ramën tek Folie Marine, anija që priti G

26 Gusht 2020, 10:19 Nga DOSJA
FOTOT/ Presidenti kroat përdori jahtin historik të Josip Broz Titos

TIRANË– Mediat kroate kanë hedhur dritë mbi mjetin me të cilin udhëtoi presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç, për të takuar kryeministrin Edi Rama, në kompleksin luksoz në Jug të Shqiprisë, ‘Folie Marine’.

Siç shkruhet në artikullin e mediave vendase, Milanoviç mbërriti në Shqipëri me anijen “Uчкаka” (“Uchka”), e cila është një anije luftarake, ekskluzive e familjes presidenciale kroate. Kjo anije, sipas mediave kroate, është anokuruar në portin e Himarës, për dytë, që siç duket aq ka zgjatur edheb takimi i kryeministrit Edi Rama me Milanoviç.

Mediat vendase sqarojnë se anija të cilën presidenti kroat Zoran Milanoviç përdori për të mbërritur në Shqipëri për të vizituar kryeministrin shqiptar Edi Rama ka një histori shumë të pasur. Ajo, më herët është quajtur “Podgorka” dhe ishte anija ekskluzive e presidentit jugosllav Josip Broz Tito.

Ky jaht është ndërtuar në vitin 1963 në Korcula dhe që atëherë në sallat e kësaj anije, presidenti jugosllav Tito ka pritur mysafirë dhe liderë, nga më të mëdhenjtë e historisë botërore. Përmendim këtu ish-presidentët egjiptian Gamal Abdel Nasser dhe Anëar al-Sadat, dhe udhëheqësi libian Muammar al-Gaddafi, janë mirëpritur në “Podgorka”.

Përveç shtetarëve të fuqishëm, divat e Holliëood-it si Elizabeth Taylor dhe Sophia Loren kanë lundruar gjithashtu me jahtin “ekskluziv” të Titots.

Por pas prishjes së Republikës Federale Jugosllave, jahti u mor nga Marina jugosllave në Kroaci. Që atëherë, ai është përdorur nga Presidentët kroatë. Përmendim këtu Franjo Tudjman, Ivo Josipovic dhe tani në fund, Zoran Milanoviç.

Anija “Uchka” mirëpriti anëtarët e Kombëtares së futbollit kroat. Kjo është e vetmja anije rezidenciale brenda marinës kroate.

Si është arreduar ky jaht 39 metra i gjatë?

Salloni i anije ka një qilim persian,nga më të shtrenjtët, i cili ka mijëra nyje thurrje në çdo centimetër katror. Anija ka katër kabina VIP, muret e të cilave janë të veshura me mëndafsh. Ajo ka dy motorë MTU, secili me një fuqi prej 1800 KË. Ajo mban 1500 litra ujë të pijshëm dhe 8000 litra karburant.

Pikërisht ky jaht, me një histori kaq të gjatë e të pasur, u ankorua në Himarë, aty ku Milanoviç, u prit familjarisht nga kryeministri Edi Rama. Ky i fundit ishte gjithashtu me bashkëshorten, Linda Rama. Kryeministri Rama njihet për miqësinë me Milanoviç. Më herët ky i fundit ka qenë këshilltar i kryeministrit shqiptar. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anija uchka edi rama zoran milanoviç anija uchka edi rama zoran milanoviç

Sondazh

Poll