Aktualitet

OFL “troket” në derën e dy vëllezërve Çala/ Formulari për deklarimin e pasurisë iu dërgohet 6 të dënuarve

26 Gusht 2020, 09:57 Nga DOSJA
OFL “troket” në derën e dy vëllezërve

TIRANË- Operacioni Forca e Ligjit ka vazhduar sot me dërgimin e formularëve për deklarimin e burimit të pasurisë për 6 të dënuar në Elbasan, Durrës dhe Tiranë. Lista nis me emrat e Eldi dhe Klement Çala, dy vëllezërve të akuzuar si autorë të grabitjes në Rinas. Po ashtu, 48 orë kohë për të deklaruar burimin e pasurisë kanë edhe Luan Kokomani, Përparim Bermuça, Durim Bermuça dhe Arian Plaku. Të 6 personat e dënuar kanë tashmë në duart e tyre formularin e dërguar nga oficerët e OFL dhe duhet t’ju përgjigjen pyetjeve për pasurinë e tyre.

NJOFTIMI I POLICISË:

OFL, 26 gusht

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

• E. Ç., banues në Elbasan, i dënuar për veprat penale ”Vjedhja me armë”, ”Grupi i strukturuar kriminal” dhe ”Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”;

• K. Ç., banues në Elbasan, i dënuar për veprat penale “Organizata Kriminale” dhe “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”;

• L. K., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

• P. B., banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

• D. B., banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

• A. P., banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.


OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arian plaku durim bermuca eldi cala klement cala luan kokomani ofl ne terren perparim bermuca arian plaku durim bermuca eldi cala klement cala luan kokomani ofl ne terren perparim bermuca

Sondazh

Poll