Aktualitet

Nuk kanë marrë pagat/ Naftëtarët e Ballshit sërish në protestë, futen me forcë në uzinë, shoqërohet kreu i sindikatë

26 Gusht 2020, 09:21 Nga DOSJA
Nuk kanë marrë pagat/ Naftëtarët e Ballshit sërish

BALLSH- Naftëtarët e Ballshit janë ngritur sërish në protestë ditën e sotme për mos-dhënien e pagave. Ata kanë deklaruar kanë tre paga pa marrë dhe nuk kanë me çfarë të ushqehen. Fillimisht ata kanë protestuar përpara uzinës së Ballshit, ku kanë kërkuar edhe rifillim të punës. Pak pas grumbullimit, forcat e policisë kanë shoqëruar kryetarin e Sindikatës së Naftëtarëve të Bashkuar, Sokol Dautaj.Menjëherë naftëtarët kanë shkuar përpara komisariatit të policisë në Ballsh për lirimin e Dautajt. Ky i fundit është liruar pak minuta më vonë.

Por situata është tensionuar sërish. Ata janë rikthyer pranë uzinës dhe janë futur me forcë në ambientet e saj. Naftëtatët kanë kapërcyer portat dhe ndodhen në oborrin e uzinës. Të pranishme janë edhe forcat e Policisë.

Naftëtarët kanë 3 muaj që kërkojnë takim me ministren e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, por kjo e fundit nuk u është përgjigjur thirrjes së tyre. Rafineria e Ballshit është e mbyllur prej muajsh, duke lënë naftëtarët pa të ardhura. Këta të fundit ndërkohë, në muajin prill morën pagën e luftës prej 40 mijë lekësh, por për ta ishte e pamjaftueshme. Ata kanë zhvilluar edhe disa protesta të tjera, ku kërkuar një pagë të dytë lufte.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet naftetaret e ballshit ne proteste tensione në ballsh/ naftetaret e ballshit ne proteste tensione në ballsh/

Sondazh

Poll