Aktualitet

Akuzohen për mashtrim dhe vjedhje, policia arreston 6 persona në Tiranë

26 Gusht 2020, 09:40 Nga DOSJA
Akuzohen për mashtrim dhe vjedhje, policia arreston 6 persona në

TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar 6 persona për vepra të ndryshme penale. Mësohet se janë arrestuar personat me iniciale S. Sh, M.Sh, E.L, Xh.M, Z.Z. dhe A.R. Ata akuzohen për mashtrim, vjedhje dhe një prej tyre ka drejtuar makinën pa patentë.

Njoftimi i Policisë:

Nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar u bë ekzekutimi i urdhërit të Prokurorit për shtetasit në kërkim S. Sh, dhe M.Sh., të dy banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tiranë, ka caktuar masen e sigurisë “Arrest me Burg”, për vepren penale “Mashtrimi”.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E.L., pasi në rrugën “Hysni Gerbolli”, ka tentuar për të vjedhur zyrat e një kompanie kabllore, si dhe ka thyer xhamat e një studioje projektimi të një kompanie në pronësi të shtetasit A.S. Gjithashtu, nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas është autor i vjedhjes së banesës të shtetases S.B.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, u bë arrestimi në flagrancë i shtetases Xh.M., pasi në një qendër tregtare është kapur në flagrancë duke vjedhur veshje të ndryshme.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Z.Z., pasi në rrugën “Sami Frashëri”, në objektin e tij, nga punonjësit e OSHEE-S, u konstatua vjedhje e energjisë elektrike.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi i shtetasit A.R., pasi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatese. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 6 persona ne tirane arrestohen 6 persona ne tirane

Sondazh

Poll