Aktualitet

Tensione në Ballsh/ Naftëtarët kapërcejnë portat dhe futen në oborrin e uzinës, kërkojnë me ngulm tre pagat

26 Gusht 2020, 09:37 Nga DOSJA
Tensione në Ballsh/ Naftëtarët kapërcejnë portat dhe

BALLSH- Tensionohet situata në Ballsh. Naftëtarët kanë kapërcyer portat hyrëse të uzinës dhe janë futur në oborrin e saj. Tashmë protestuesit ndodhen para zyrave të rafinerisë së Ballshit, të shoqëruar nga forca të shumta të policisë.

Ata kërkojnë me ngulm marrjen e tre rrogave të prapambetura si dhe rifillimin e punës. Naftëtarët kanë deklaruar para kamerave se nuk kanë me çfarë të ushqehen.

Kjo është protesta e disatë e naftëtarëve të Ballshit, të cilët kanë 3 muaj që kërkojnë pagat. Ata kanë kërkuar edhe takim me ministren e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, por kjo e fundit nuk u është përgjigjur thirrjes së tyre.

Rafineria e Ballshit është e mbyllur prej muajsh, duke lënë naftëtarët pa të ardhura. Këta të fundit ndërkohë, në muajin prill morën pagën e luftës prej 40 mijë lekësh, por për ta ishte e pamjaftueshme.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet naftetaret e ballshit ne proteste tensione në ballsh/ naftetaret e ballshit ne proteste tensione në ballsh/

Sondazh

Poll