Aktualitet

Shtyhet seanca, Apeli vendos nesër në orën 10:00 për pasurinë e Ylli Ndroqit, avokati: I ka të ligjshme, Prokuroria s’ka

26 Gusht 2020, 09:33 Nga DOSJA
Shtyhet seanca, Apeli vendos nesër në orën 10:00 për

TIRANË– Gjykata e Apelit ka shtyrë seancën për vendosjen e fatit të pronave të Ylli Ndroqit, presidentit të “Yldon Media Group”. Nesër në orën 10:00, do të vendoset përfundimisht, lidhur me sekuestron e vendosur për 26 pasuritë e Ndroqit dhe familjarëve të tij nga SPAK. 

Sot në seancë, i mbingarkuar me dosje e dokumente, u paraqit vetëm avokati i Ndroqit, Alban Qafa. Përpara mediave, Qafa deklaroi se Ndroqi i ka të gjitha pasuritë e ligjhsme dhe kërkojn heqjen e sekuestros. Sipas avokatit, Prokuroria ende nuk ka një analizë të mirëfilltë financiare për pasuritë e klientit të tij dhe se nuk ekziston asnjë shkresë që vërteton se Ndroqi është arrestuar në Itali. 


I demonstruam të gjitha provat para trupit gjykues. Pjesa më e madhe e tyre janë krijuar nga financimi me bankat, nga aktiviteti tregtar. Po ashtu edhe televizioni Ora Neës është 100% i blerë me bankë. Kemi depozituar si kontratën e kreditimit nga banka si dhe suiftin, paratë siç kanë kaluar nga Raiffaisen kanë kaluar në llogarinë e shitëses së televizionit. Është pasuri 100% e ligjshme dhe nuk ka asnjë burim parash të dyshimta. Pasuritë e krijuara nga zoti Ndroqi, është aktivitet i ligjshëm tregtar, i regjistruar në tatime që në vitin 1993, i kredituar në banka që nga viti 1996. Prokuroria është në fazën e parë të hetimit. Pasuritë e Ylli Ndroqit janë 100% të ligjshme. Prokuroria nuk ka ende një analizë të mirëfilltë financiare. S’ka asnjë shkresë që Ylli Ndroqi të jetë arrestuar në Itali. Ndroqi nuk do i fshihet drejtësisë në asnjë moment,”- tha Qafa ndër të tjera. 

Më 1 gusht 2020, Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit vendosi të lërë në sekuestro pasuritë e Ylli Ndroqit. Mes tyre janë 7 troje, 5 automjete luksoze ,4 kompani dy apartamente, 100.000 m2 pyje.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet alban qafa ylli ndroqi alban qafa ylli ndroqi

Sondazh

Poll