Aktualitet

Mbyllet Biblioteka e Durrësit, katër punonjës rezultuan të infektuar me Covid-19, karantinohet i gjithë stafi

26 Gusht 2020, 09:32 Nga DOSJA
Mbyllet Biblioteka e Durrësit, katër punonjës rezultuan të

DURRËS– Biblioteka e Durrësit, ka mbyllur dyert pasi katër punonjës kanë rezultuar të infektuar me Covid-19. Mësohet se punonjësit kanë marrë sot rezultatin e tamponit, dhe se për këtë arsye Biblioteka në Durrës ka ndërprerë shërbimet.

Aktualisht i gjithë stafi prej dhjetë punonjësish janë futur në karantinë. Ambientet e bibliotekës frekuentoheshin çdo ditë nga dhjetëra të moshuar, të cilët lexonin gazetat dhe për këtë arsye ka nisur hetimi epidemiologjik.

Gjithashtu, testit për Covid-19 do t’u nënshtrohen edhe familjarët e katër punonjësve të infektuar. Që nga fillimi i pandemisë, Durrësi shënon 510 të infektuar aktivë me Covid-19, qyteti i dytë më i prekur në Shqipëri, pas Tiranës dhe 37 humbje jete.

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije një ditë më parë se gjatë 24 orëve të fundit, humbën jetën edhe 5 pacientë të tjerë, duke e çuar në 259 numrin e viktimave.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet durres koronavirusi ne shqiperi mbyllet biblioteka e durresit durres koronavirusi ne shqiperi mbyllet biblioteka e durresit

Sondazh

Poll