Aktualitet

Po transportonte 12 emigrantë të jashtëligjshëm/ 37-vjeçari nga Tirana braktis mjetin me klandestinë në Devoll, shkon në

26 Gusht 2020, 09:10 Nga DOSJA
Po transportonte 12 emigrantë të jashtëligjshëm/

KORÇË- Policia e Korçës ka arrestuar 37-vjeçarin me iniciale V.Sh, i cili tentoi të transportonte me mjetin e tij tip “Ford” 12 emigrantë. Uniformat blu bëjnë me dije se 3 ditë më parë, gjatë momentit që 37-vjeçari u pikas nga Policia në Devoll, la makinën në mes të rrugës dhe u largua. Më pas 37-vjeçari u paraqit në Komisariatin nr.3 në Tiranë dhe bëri kallëzim të rremë, pasi deklaroi se i kishin vjedhur mjetin tip “Ford”, që kishte marrë me qera.

Njoftimi i Policisë:

Vijon operacioni policor i koduar “Perimetri”. Vihet në prangat e policisë një 37-vjeçar i shpallur në kërkim, i cili transportoi 12 emigrantë të paligjshëm, nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar, si edhe bëri kallëzim të rremë pranë organeve të rendit. Arrestimi i tij u bë nga strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore, Komisariatin e Policisë Devoll dhe Komisariatin e Policisë nr. 3, Tiranë, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit, me qëllim dërgimin e tyre drejt vendeve të BE-së.

Forcat e Policisë, kishin siguruar informacione sipas të cilave, shtetasi V. Sh., 37 vjeç, banues në Tiranë, transportonte kundrejt fitimit emigrantë të paligjshëm dhe më datë 23.08.2020, e kanë lokalizuar këtë të fundit në fshatin Cangonj, Devoll, duke drejtuar mjetin tip “Ford” dhe janë vënë në ndjekje të tij ku i kanë bërë me shenjë të ndalonte, por 37-vjeçari nuk iu bind urdhrit të tyre, braktisi mjetin dhe u largua me shpejtësi. Gjatë kontrollit në brendësi të mjetit, u gjetën 12 emigrantë të paligjshëm, të cilëve V. Sh., kundrejt fitimit prej 100 euro secilit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Më pas shtetasi i mësipërm, është paraqitur në Komisariatin e Policisë nr.3, Tiranë, duke bërë kallëzim të rremë pranë organeve të rendit, se i kishin vjedhur mjetin tip “Ford”, që ky shtetas kishte marrë me qira.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 37-vjeçari në devoll operacioni perimetri arrestohet 37-vjeçari në devoll operacioni perimetri

Sondazh

Poll