Politike

Boiken Abazi: Ka shqiptarë nuk guxojnë ta hapin gojën kundër qëndrimeve të dëmshme të Grenellit për Kosovën, janë në

20 Gusht 2020, 05:34 Nga DOSJA
Boiken Abazi: Ka shqiptarë nuk guxojnë ta hapin gojën kundër

TIRANË– Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Boiken Abazi ka deklaruar se ka shumë shqiptarë, të cilët nuk guxojnë të hapin gojën kundër qëndrimeve të Richard Grennell, edhe pse ai është treguar i pasinqertë përsa i përket coptimit të Kosovës.  Kjo sipas tij, pasi Grennell ka mbështetje në qeverinë e Trump-it. Ai thekson më tej se ata që mbrojnë qëndrimet e dëmshme të Grenellit janë në fakt ata që përfundojnë në të njëjtën anë me disa qëndrime të Putinit për Kosovën.

Postimi i plotë:

John Bolton është amerikan që ka qenë kundër ndërhyrjes nga NATO në Kosovë dhe dakord me copëtimin e Kosovës në marrëveshje me Serbinë. Të jesh kundër qëndrimeve të John Bolton nuk je anti-amerikan, e as pro Putin, je shqiptar që ia do të mirën kombit. Mirëpo ka shqiptarë që nuk do guxonin ta hapnin gojën kundër qëndrimeve të Boltonit nëse ai do ishte ende këshilltar i presidentit Trump. Siç ka shqiptarë që sot nuk guxojnë ta hapin gojën kundër qëndrimeve të Grenellit, edhe pse ai ka qenë i pasinqertë në lidhje me marrëveshjen për copëtimin e Kosovës dhe i dëmshëm për disa interesa madhore të kombit shqiptar, duke punuar kundër reciprocitetit me Serbinë. Kundër reciprocitetit mes Kosovës dhe Serbisë është edhe Putin. Prandaj, ata që mbrojnë qëndrimet e dëmshme të Grenellit janë në fakt ata që përfundojnë në të njëjtën anë me disa qëndrime të Putinit në lidhje me Kosovën.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike boiken abazi boiken abazi

Sondazh

Poll