Politike

U dërgua në Turqi për kurim, shërohet nga Covid-19 deputeti Enver Roshi, shpreh mirënjohje për mjekët që u kujdesën pë

19 Gusht 2020, 19:35 Nga DOSJA
U dërgua në Turqi për kurim, shërohet nga Covid-19 deputeti

TIRANË– Deputeti i Opozitës Parlamentare Enver Roshi është shëruar nga Covid-19. Lajmin e mirë, e ka dhënë vetë kreu i komisionit të Shëndetësisë, Enver Roshi, i cili pa dërgimit në Turqi për një mjekim më të specialisuzar, bën me dije se tashmë e ka fituar betejën me këtë virus.

Ai shpreh mirënjohjen për stafin mjekësor të spitalit ku u trajtua në Turqi.

Nuk gjej fjalë për të shpehur mirënjohejnne për kujdesin dhe trajtimin mjekësor, ndjehem shumë i emocionuar. Qënia mjek dhe profesor në fakultetin e mjekëssisë por njëkohësisht dhe në politikë më bën ta shoh më gjerë jetën tashmë jo vetëm si njeri i thjeshtë por edhe si mjek. Unë pata fatin që të shpëtoj nga Covid në spitalin tuaj, nuk gjej fjalë për të shprehur mirënjohjen për cilësinë e trajtimit,”– shkruan Roshi.

Deputeti Enver Roshi u nis drejt Turqisë pas komplikacioneve që pati, pasi u infektua me Covid-19. Lajmin për gjendjen e tij të vështirë shëndetësore e dha në Kuvend, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili nga foltorja u shpreh se Roshi ishte rëndë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike enver roshi enver roshi kurohet nga covid enver roshi enver roshi kurohet nga covid

Sondazh

Poll