Politike

Zgjedhjet në Bjellorusi/ Meta: Mbështes qëndrimin e BE-së, të mos njihen zgjedhjet presidenciale

19 Gusht 2020, 17:26 Nga DOSJA
Zgjedhjet në Bjellorusi/ Meta: Mbështes qëndrimin e

TIRANË– Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook, sa i përket situatës së krijuar në Bjellorusi për shkak të zgjedhjeve presidenciale.

Në reagimin e tij Presidenti Meta është shprehur se mbështet qëndrimin e Bashkimit Europian, për të mos njohur zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi, të fituara nga Presidenti Aleksandër Lukashenko.

Më tej ai ka shtuar se qytetarët bjellorusë që po mbajnë protesta prej më shumë se një jave kundër kësaj qeverie, meritojnë të japin verdiktin e tyre përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

“Mbështes qëndrimin e Bashkimit Europian për të mos njohur zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi. Qytetarët e Bjellorusisë, ashtu si në të gjitha vendet nën regjim autokratik, meritojnë sa më parë të shprehin verdiktin e tyre përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, që janë kolona vertebrore e çdo sistemi demokratik. ????”- ka shkruar Meta.

Protestat e dhunshme në Bjellorusi vijojnë prej të dielën e kaluar, ditë kur u mbajtën zgjedhjet presidenciale. Por fitorja e rreme e Lukashenkos ka bërë që qytetarët të ngrihen në demonstrata dhe të mos e pranojnë këtë vendim. Madje edhe gazeta gjermane BILD zbuloi para disa ditësh se fitues nuk është Lukashenko, por kandidatja e opozitës,  Sviatlana Tsikhanouskaya.

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike presidenti meta per bjellorusine presidenti meta per bjellorusine

Sondazh

Poll