Propozoi të ulte në dialog opozitën bjelloruse dhe Llukashenkon, Këshilli Evropian i hap rrugë vizitës së Ramës në Mins
19 Gusht 2020, 15:46Nga DOSJA
BE-Këshilli Evropian ka zhvilluar sot një mbledhje, ku temë kryesore ishte kriza politike në Bjellorusi. Gjatë takimin është diskutuar edhe për propozimin e OSBE për dialog, duke mbështetur idenë e kryeministrit shqiptar Edi Rama.
Në pikën 8 të deklaratës së Këshillit Evropian, thuhet se BE po ndjek situatën nga afër dhe mbështet plotësisht propozimet e OSBE për dialog.
“Ne do të vazhdojmë ta ndjekim situatën nga afër dhe do të jemi të gatshëm të kontribuojmë në përpjekjet për t’i dhënë fund krizës në mënyrë paqësore. BE mbështet plotësisht propozimet e OSBE-së për dialog në Bjellorusi dhe është e gatshme të ofrojë ndihmë për t’i përmirësuar ato”, thuhet në pikën 8 të deklaratës.
Njëkohësisht, anëtarët e Këshillit kanë theksuar, se nuk do t’i njohin zgjedhjet e 9 gushtit në Bjellorusi, pasi nuk ishin të lira. Gjithashtu KE ka dënuar dhunën ndaj protestuesve, duke e quajtur jopoporcionale dhe të papranueshme.
“Anëtarët e Këshillit Evropian dënojnë dhunën jo proporcionale dhe të papranueshme të shfaqur nga autoritetet shtetërore kundër protestuesve paqësorë. Dhuna duhet të shmanget dhe të gjithë ata që janë ndaluar në mënyrë të paligjshme duhet të lirohen menjëherë dhe pa kushte. Shoqëria civile dhe aktorët e opozitës të përfshirë në diskutime mbi tranzicionin politik duhet të mbrohen nga arrestimet arbitrare dhe dhuna. BE pret një hetim të plotë dhe transparent për të gjitha abuzimet e pretenduara”, thuhet më tej në deklaratën e KE.
Po ashtu KE ka paralajmëruar sanksione ndaj një numri të lartë zyrtarësh bjellorus, të cilët janë përgjegjës për falsifikimin e rezultatit të zgjedhjeve dhe dhunën ndaj protestuesve.
Kryeministri Edi Rama propozi ditën e djeshme, që të udhëtonte drejt Bjellorusisë, nën cilësinë e kreut të OSBE, së bashku me ministren e Jashtme suedeze Ann-Linde. Kjo e fundit dhe kryeministri shqiptar, do të tentojnë që të ulin në dialog presidentin Llukashenko dhe opozitën. Ndërkohë pritet dakordësia edhe nga Llukashenko, në mënyrë që Rama të niset drejt Minskut.
(g.sh./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË -Eksperti për Ekonominë pranë Partisë Demokratike, ka reaguar sërish në lidhje me falimentimin e bizneseve. Në një postim në Facebook, Teliti shpreh...
TIRANË -Komisioni për vlerësimin e kandidaturave për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë në Partinë Demokratike po vijon punën intensivisht. Njëra nga...
TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se dhënia e librave falas ishte një premtim i qeverive të mëparshme, por që u realizua gjatë qeverisjes së tij. N...
TIRANË- Partia Demokratike ka denoncuar para Ministrisë së Arsimit mungesën e një plani për sigurinë e nxënësve, për fillimin e procesit mësimor në shkolla...
TIRANË -Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka rënë pre e hakerave në internet. Një blog në Maqedoninë e Veriut, ka publikuar një postim të datës 17 gu...
TIRANË- Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka dhënë lajmin se këtë vit qeveria do t’i japë librat falas për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e shtat...
“Prsh joq. Ja cfar nderhyrje bon kryetari bashkis shijak ne biznesin e tij privat ne shijak , bon nderhyrje ne mur duke shembur etj etj duket ditur ...
TIRANË -Anëtari në ikje i KQZ, Bledar Skënderi, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka bërë me dije, se mandati i tij dhe kolegëve të tjerë tashmë ka mbarua...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka përshendetur finalizimin e marrëveshjes për krijimin e qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut, e cila do të udhëhiqet nga nj...