Politike

Nuk ka pushime verore për PD, Komisioni për Përzgjedhjen e Kandidaturave për Deputetë vijon punën me intensitet

19 Gusht 2020, 11:01 Nga DOSJA
Nuk ka pushime verore për PD, Komisioni për Përzgjedhjen e

TIRANË -Komisioni për vlerësimin e kandidaturave për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë në Partinë Demokratike  po vijon punën intensivisht. Njëra nga anëtaret e Komisionit, Enriketa Papa, ka publikuar foto nga punimet e Komisionit.

Ajo është në krah të anëtarëve të tjerë të komisionit, të cilët janë ish-deputeti Mark Marku, ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, ish-presidenti Bujar Nishani dhe ish-ministri i Ekonimisë dhe Energjitikës, Genc Ruli. Në foton e publikuar nga Papa, shihet se anëtarët e Komisionit kanë zbatuar rregullat e COVID-19, pasi kanë vendosur maskë, si dhe kanë ruajtur distancën.

Në Partinë Demokratike mesa duket nuk ka kohë për pushime dhe po punohet intensivisht për zgjedhjet e ardhshme.

Që prej muajit qershor në Partisë Demokratike ka nisur gara e brendshme për përzgjedhjen e kandatëve për deputet dhe kryetar bashkie. Për të përpiluar lsitat është ngritur një komision për vlerësimin e kandidaturave dhe faza e përzgjedhjes së kandidatëve do të ndahet në 4 hapa.

Fillimisht do të bëhet identifikimi dhe propozimi i kandidatëve, një anëtar do të ketë të drejtën e një propozimi, më pas do të bëhet verifikimi dhe seleksionomi nga KVK, (Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve), më pas lista do t’i kalojë sërish anëtarësisë me parimin, 1 anëtar, 1 votë dhe hapi final do të jetë zyrtarizimi i listës dhe miratimi nga Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike enriketa papa komisioni kandidaturave ne pd enriketa papa komisioni kandidaturave ne pd

Sondazh

Poll