Politike

Libra falas deri në klasën e 7-të, Rama: Në vend të xhunglës së korrupsionit, sot nxënësit marrin botime të Oxford e C

19 Gusht 2020, 10:44 Nga DOSJA
Libra falas deri në klasën e 7-të, Rama: Në vend të

TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se dhënia e librave falas ishte një premtim i qeverive të mëparshme, por që u realizua gjatë qeverisjes së tij. Ndërkohë ai shton se librat falas nuk janë të prodhuara nga ‘’xhunga e korrupsionit’’, por janë botime të Oxford, Cambridge dhe Pearsin.

“LIBRAT FALAS ishin një stërpremtim i qeverive më parë, sot janë një realitet dhe jo vetëm kaq, po në vend prodhimeve të xhunglës së korrupsionit me titujt e me duzinat e “alternativave”, të sajuara për lekë e me arrna kopjimesh të këqija, sot nxënësit marrin FALAS libra të Oxford, Cambridge dhe Pearson, burimet më cilësore të dijes në Europë”, shprehet kryeministri Edi Rama.

Ky reagim i Ramës, vjen pak minuta më vonë, pasi ministrja e Besa Shahini dha lajmin se do të ketë libra falas për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e shtatë.  Ajo sqaroi më tej se nga kjo skemë mbështetëse do të përfitojnë edhe kategoritë e veçanta deri në klasë të 12-të.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike “libra falas” edi rama “libra falas” edi rama

Sondazh

Poll