Politike

Besa Shahini: Libra falas për nxënësit nga klasa e parë deri në të shtatën, për kategoritë e veçanta deri në klasën

19 Gusht 2020, 09:08 Nga DOSJA
Besa Shahini: Libra falas për nxënësit nga klasa e parë deri

TIRANË- Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka dhënë lajmin se këtë vit qeveria do t’i japë librat falas për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e shtatë. Ajo ka sqaruar më tej se nga kjo skemë mbështetëse do të përfitojnë edhe kategoritë e veçanta deri në klasë të 12-të.

“Kemi zgjeruar skemën mbështetëse të librave falas, me përfitues direkt nxënësit e klasave 1-7 dhe të gjithë nxënësit e kategorive të veçanta deri në klasë të 12-të. Ulim barrën financiare të familjeve shqiptare;  Rrisim qasjen në arsim të grupeve vulnerabël.”, shprehet ministrja në një postim në Facebook.

Ndërkohë, një ditë më parë Besa Shahini dha lajmin që shkollat do të hapen në muajin shtator. Shahini sqaroi se në shkollat ku ka numër të vogël nxënësish, mësimi do të bëhet me një turn, ndërsa atje ku ka numër të madh nxënësisht mësimi do të kryhet me turne.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike besa shahini librat falas besa shahini librat falas

Sondazh

Poll