Politike

Mbaron mandati i anëtarëve të KQZ, do të qëndrojnë në detyrë deri në zgjedhjen e Komisionerit, Skënderi: Përplasjet p

19 Gusht 2020, 08:33 Nga DOSJA
Mbaron mandati i anëtarëve të KQZ, do të qëndrojnë

TIRANË -Anëtari në ikje i KQZ, Bledar Skënderi, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka bërë me dije, se mandati i tij dhe kolegëve të tjerë tashmë ka mbaruar. Më tej ai shton, se anëtarët aktualë të KQZ, do të qëndrojnë në detyrë deri në ditën kur do të zgjidhet Komisioneri .

Ndër të tjera Skënderi shprehet, se përplasjet politike e vunë KQZ në situata shumë të vështira, ndërsa thekson se është absolutisht i bindur se ka bërë më të mirën për të ardhmen euroatlantike.

Postimi i plotë

Sot hyjnë në fuqi ndryshimet e Kodit Zgjedhor! Sipas dispozitave të reja mandati i antarëve aktualë ndërpritet,por qëndrojmë në detyrë deri ditën e zgjedhjes së Komisionerit ! Përplasjet politike të forta e vunë trupën e KQZ-së në situata shumë të vështira! Ne u përpoqëm të menaxhonim situata deri absurde! Ndoshta sikundër tha dhe Shefja e misionit te OSBE-ODHIR Audrey Glover u treguam pak”Kreativë”! Gjithsesi jam absolutisht i bindur që kemi bërë më të mirën për të ardhmen euroatlantike të Shqipërisë! Jam krenar se punova si pjesë e një trupe nga më profesionistet që ka patur ndonjëherë KQZ. Një falenderim të veçantë kam për të gjithë stafin e institucionit! I uroj Komisionerit,Ndihmës Komisonerit,dhe dy trupave të reja që do të zgjidhen punë të mbarë!

Në marrëveshjen e 5 qershorit, palët ranë dakord, për ndryshimin e KQZ. Tashmë KQZ-ja aktuale do të shkrihet dhe e reja do të funksionojë me 3 nivele. Organet drejtuese të KQZ-së do të jenë:  Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Komisioni Rregullator dhe Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve.

Komisioneri do të zgjidhet nga Kuvendi me një mandat 7 vjeçar, i cili mund të ripërtërihet. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve (Komisioneri) është organ monokratik që ushtron kompetencat ekzekutive, drejton administratën e KQZ-së dhe përfaqëson KQZ-në në marrëdhëniet me të tretët. Ndërkohë Komisioni Rregullator është organi kompetent për miratimin e akteve me karakter normativ në fushën e zgjedhjeve dhe vendosjen e rregullave për zgjedhjet. Ndërsa Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve është organ kompetent për shqyrtimin e ankimimeve administrative dhe për vendosjen e sanksioneve për shkelje të ligjit zgjedhor.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bledar skënderi kqz bledar skënderi kqz

Sondazh

Poll