Politike

Qeveria e re në Maqedoninë e Veriut/ Meta thirrje politikës në Tiranë: Hap pozitiv, duhet të respektojmë marrëveshjen e

19 Gusht 2020, 07:04 Nga DOSJA
Qeveria e re në Maqedoninë e Veriut/ Meta thirrje politikës

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka përshendetur finalizimin e marrëveshjes për krijimin e qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut, e cila do të udhëhiqet nga një kryeministër shqiptar për tre muaj. Nëpërmet një postimi në Facebook, kreu i shtetit thekson se ky vendim është një hap pozitiv për forcimin e institucioneve demokratike dhe përparimin e reformave. Ndërkohë, ai iu bën thirrje palëve politike që të marrin shembull nga Maqedonia e Veriut dhe të respektojnë marrëveshjen e 5 Qershorit.

Finalizimi i marrëveshjes për formimin e Qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut është një tjetër hap pozitiv për forcimin e institucioneve demokratike dhe përparimin e reformave. Rritja e përfaqësimit të faktorit shqiptar në qeverisje, përfshirë dhe mundësinë e Kryeministrit shqiptar në të ardhmen, është tregues europianizues dhe vitalizues për forcimin e bashkëjetesës. Pas zgjedhjeve demokratike dhe konkurruese, fqinji ynë ecën me siguri të merituar për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian. Duhet të mësojmë prej tyre dhe të kthehemi në shina sa më parë, duke nisur me respektimin e Marrëveshjes së 5 qershorit dhe plotësimin e gjithë kushteve të tjera.”, shprehet Meta.

Ky reagim i Metës vjen, pasi ditën e djeshme dy partitë në Maqedoninë e Veriut, LSDM-ja dhe BDI-ja arritën marrëveshjen për krijimin e qeverisë së re pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 15 korrik. Zoran Zaev nga LSDM-ja dhe  Ali Ahmeti nga BDI-ja krijuan koalicionin, i cili nxjerr si kryeministër të vendit Zaevin.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arrihet marreveshja lsdm-bdi ilir meta arrihet marreveshja lsdm-bdi ilir meta

Sondazh

Poll