Politike

“Mund ta mbash gjallë median me paratë e 7%”, Blushi i nxjerr Veliajt foton kur përkulej para Metës 

18 Gusht 2020, 12:11 Nga DOSJA
“Mund ta mbash gjallë median me paratë e 7%”, Blushi i

TIRANË -Zëdhënësi i presidentit, Ilir Meta, Tedi Blushi, ka reaguar së fundmi në lidhje me debatin mes kreut të shtetit dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj për një media transparente. Blushi ka publikuar një foto në Facebook, ku Veliaj përkulet dhe i shtrëngon dorën Metës, gjatë një ceremonie.

Krahas fotos, ai shkruan, se Veliaj nuk vlen më as si gjethe fiku për “tërmetet” e Bablokut.

Gjynah që Lali Fiku nuk vlen më as si gjethe Fiku për “tërmetet” e Bablokut!“, shkruan Blushi.

Presidenti Ilir Meta denoncoi ditën e sotme shantazhin ndaj gazetarëve, duke marrë shkas nga publikimi i mesazheve mes kryebashkiakut Erion Veliaj dhe pronarit të “Orë Neës”, Ylli Ndroqi. Meta u bëri thirrje gazetarëve, që të denoncojnë shantazhet dhe kërcënimet, ndërsa paralajmëroi krijimin e një media të re kombëtare. Sipas Metës, kjo media do të ketë pjesë të bordit, gazetarë kurajozë të kërcënuar dhe lënë pë punë nga regjimi.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erion veliaj ilir meta tedi blushi erion veliaj ilir meta tedi blushi

Sondazh

Poll