Politike

Hapja e shkollave në shtator, Rama: Çështje delikate, shumë vende nuk kanë vendosur ende

18 Gusht 2020, 11:57 Nga DOSJA
Hapja e shkollave në shtator, Rama: Çështje delikate,

TIRANË– Kryeministri Edi Rama e ka quajtur të vështirë vendimin e qeverisë për hapjen e shkollave në muajin shtator. Nëpërmjet një postimi në Facebook, ku ka publikuar edhe komunikimin e ministreve Besa Shahini dhe Ogerta Manastirliu, Rama thekson se kjo është një çështje delikate. Ai shprehet se shumë vende ende nuk kanë marrë një vendim të tillë.

Njoftimi i Policisë:

SHKOLLAT DO TË HAPEN. Ministrja e Arsimit Besa Shahini dhe Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, në një komunikim për situatën, arsyetimin tonë dhe masat paraprake që po merren për hapjen shkollave, në kushtet kur të gjitha vendet e botës po diskutojnë këtë çështje delikate dhe kanë zgjedhur rrugë të ndryshme për hapjen e shkollave apo jo pak vende nuk kanë vendosur ende, nëse do t’i hapin. Çdo hap drejt hapjes së shkollave dhe mbrojtjen e shëndetit nga ky vendim i vështirë, po koordinohet me përgjegjësi maksimale nga institucionet, për garantimin e masave të distancimit social dhe protokolleve të sigurisë, si edhe vlerësimin dinamik të situatës epidemiologjike në vend.

Ky reagim i kreut të qeverisë vjen, pasi ministrja e Arsimit Besa Shahini dha lajmin se në shtator do të hapen shkollat. Shahini sqaroi se në shkollat ku ka numër të vogël nxënësish, mësimi do të bëhet me një turn, ndërsa atje ku ka numër të madh nxënësish mësimi do të kryhet me turne. Ndërsa, Manastirliu u shpreh se duhet të respektohet me përpikmëri protokolli i sigurisë.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama hapja e shkollave edi rama hapja e shkollave

Sondazh

Poll