Politike

Paralajmëroi ngritjen e një media të re, Veliaj i përgjigjet Metës: Mund ta mbajë gjallë me paratë e 7%

18 Gusht 2020, 11:26 Nga DOSJA
Paralajmëroi ngritjen e një media të re, Veliaj i përgjigjet

TIRANË-Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i ka kthyer përgjigje presidentit Ilir Meta, i cili njoftoi krijimin e një media të re, me gazetarë që janë shantazhuar nga pushtetit. Në një postim në Twitter, Veliaj shkruan se presidenti mund ta mbajë gjallë këtë media me paratë e 7%, duke i kujtuar skandalin me ish-ministrin Dritan Prifti.

Reagimi i Veliajt

Lajm i mirë që Ilir Meta ka marrë iniciativën për një media të re transparente dhe kritike me pushtetin. Ai ka jo vetëm lekët por dhe historinë e tij të 7 për qindshit, që mund ta mbajë gjallë këtë medie si me para ashtu dhe me permbajtje gjithë jetën! Suksese!

Skandali i 7% bën fjalë për video-përgjimin e publikuar nga ish-ministri Dritan Prifti. Ky i fundit regjistroi një bisedë me zë dhe figurë mes tij dhe Metës, ku kërkohej ndërhyrja e këtij të fundit, për të shpallur fitues kompaninë “Vëllezërit Tola”, për një koncesion për ndërtimin e hidrocentraleve, Egnatia-Shushicë. Në këmbim Meta do të merrte 700 mijë euro dhe 7% të aksioneve.

Presidenti Ilir Meta denoncoi ditën e sotme shantazhin ndaj gazetarëve, duke marrë shkas nga publikimi i mesazheve mes kryebashkiakut Erion Veliaj dhe pronarit të “Ora News”, Ylli Ndroqi. Meta u bëri thirrje gazetarëve, që të denoncojnë shantazhet dhe kërcënimet, ndërsa paralajmëroi krijimin e një media të re kombëtare. Sipas Metës, kjo media do të ketë pjesë të bordit, gazetarë kurajozë të kërcënuar dhe lënë pë punë nga regjimi.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erion veliaj ilir meta erion veliaj ilir meta

Sondazh

Poll