Politike

“Beti Njuma, hajvane”/ Meta dënon presionin ndaj gazetarëve pas mesazheve mes Veliajt dhe Ndroqit, paralajmëron krijimin

18 Gusht 2020, 09:41 Nga DOSJA
“Beti Njuma, hajvane”/ Meta dënon presionin ndaj

TIRANË -Presidenti Ilir Meta është përplasur në distancë ditën e sotme me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Gjithçka nisi me një reagim të Metës, i cili denoncoi shantazhin dhe kërcënimet ndaj gazetarëve, duke u ndalur te mesazhet e fundit mes kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe pronarit të “Ora News”, Ylli Ndroqi.

Bëhet fjalë për mesazhet e denoncuara nga Këshilli i Medias dhe të publikuara nga vetë OraNeës, pak ditë më parë, ku sipas fotove, nënkuptohet se kryebashkiaku Veliaj e ka konsideruar ‘hajvane’ Beti Njumën, gazetaren dhe drejtoreshën e Informacionit të Ora News. Mesazhet u publikuan, pasi SPAK vuri nën sekuestro pasuritë e pronarit të “Ora News”, Ylli Ndroqit.

Referuar këtyre mesazheve, Meta u bëri thirrje gazetarëve, që të denoncojnë të gjitha presionet, ndërsa paralajmëroi ngritjen e një media të re. Sipas kreu të shtetit, tek kjo media do të punojnë të gjithë gazetarët e kërcënuar nga pushteti, ndërsa tha se ka ardhur koha për përmbysjen e këtij regjimi të neveritshëm.

Ky reagim nuk mbeti pa përgjigje as nga ana e Veliajt. Pak minuta më pas, kryebashkiaku i Tiranës, duke i kujtuar Metës, skandalin me 7% (video-përgjimin me Dritan Priftin, në vitin 2011), Veliaj u shpreh, se Presidenti mund ta mbajë gjallë median transparente me paratë e 7%.

SQARIM:Në vitin 2011, ish-ministri Dritan Prifti, publikoi një video, ku Meta për një ndërhyrje, për fituesin e koncesionit të ndërtimit të hidrocentraleve Egnatia-Shushicë, do të merrte në këmbim 700 mijë euro dhe 7% të aksioneve. Për këtë video-përgjim, Ilir Meta, në atë kohë zv/kryeministër, mori pafajësi, pasi rezultoi se videoja ishte montazh. 

Pas Veliajt reagoi edhe zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi. Ky i fundit publikoi një foto nga një ceremoni, ku Veliaj përkulej para Metës dhe i jepte dorën. Krahas fotos, ai shkroi, se “Lali Fiku nuk vlen më as si gjethe Fiku për “tërmetet” e Bablokut!

(g.sh;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erion veliaj ilir meta erion veliaj ilir meta

Sondazh

Poll