Politike

Vaksinimi antigrip falas, Basha e propozoi që në korrik, MSH mori vendimin një javë më vonë, procesi nis në vjeshtë

18 Gusht 2020, 07:28 Nga DOSJA
Vaksinimi antigrip falas, Basha e propozoi që në korrik, MSH mori

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, vaksinimin antigrip falas e propozi që më 26 korrik, pra muajin e kaluar. Nëpërmjet një postimi në Facebook Basha u shpreh se në këtë kohë pandemie duhet me patjetër që në vjeshtë të nisë vaksinimi falas i popullsisë.

Kjo do të mbronte shqiptarët nga influenca e stinës dhe komplikacionet e saj, dhe do të ndihmonte sistemin tonë shëndetësor për ta patur atë të gjithin në dispozicion dhe të përgatitur për ta përballuar pandeminë COVID-19.”, u shpreh kryedemokrati.

Pas propozimit të Bashës, Ministria e Shëndetësisë dha lajmin se do të nisë së shpjeti vaksinimi falas, për të përballuar periudhën vjeshtë-dimër. Më datën 3 gusht,  Silva Bino, Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik tha se vaksina e gripit do të jetë falas për kategoritë e rrezikuara. Sipas saj kategoritë e riskut janë personat me sëmundje kronike, punonjësit shëndetësorë, mësuesit, kujdestarët e  fëmijëve dhe fëmijët nga mosha 2 deri në 5 vjeç.

Postimi i plotë i Bashës më 26 korrik. 

Me një situatë pandemie që fatkeqësisht rëndohet përditë, ne duhet të marrim të gjitha masat e duhura për të lehtësuar sa më shumë sistemin shëndetësor dhe mjekët dhe infermierët që janë përditë në vijën e parë të betejës me virusin. Përveç zbatimit të masave të distancimit social, mbajtjes së maskës dhe higjenës si dhe rritjes së domosdoshme të kapaciteteve të testimit, qeveria duhet të marrë urgjentisht masat dhe të sigurojë vaksinën e gripit falas për të gjithë popullsinë në vjeshtë. Kjo do të mbronte shqiptarët nga influenca e stinës dhe komplikacionet e saj, dhe do të ndihmonte sistemin tonë shëndetësor për ta patur atë të gjithin në dispozicion dhe të përgatitur për ta përballuar pandeminë COVID-19. Secili prej nesh duhet të bëjë detyrën për të mbrojtur veten dhe familjen e tij. Ndërsa qeveria duhet të bëjë gjithçka ka në dorë për të mbrojtur njerëzit në këto kohë të vështira! Vaksinimi kundër gripit, falas për të gjithë këtë vjeshtë, është një masë shumë e rëndësishme për shëndetin e shqiptarëve!

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha msh vaksina antigrip lulzim basha msh vaksina antigrip

Sondazh

Poll