Politike

Kriza në Kakavijë, PD: Rama të hetohet, e dinte që më 5 gusht dhe nuk bëri asgjë, sot justifikohet me foto të para katë

17 Gusht 2020, 19:35 Nga DOSJA
Kriza në Kakavijë, PD: Rama të hetohet, e dinte që më 5

TIRANË– Arben Kashahu, Sekretari për Çështjet Ndërkombëtare në Partinë Demokratike ka kërkuar që kryeministri Edi Rama të hetohet për shpërdorim detyre. Përmes një deklarate për emdiat, Kashahu shkruan se Rama ishte lajmëruar që në datën 5 gusht për vendimet e palës greke, por nuk mori asnjë masë për të parandaluar katastrofën humanitare, teksa publikon edhe shkresën nga pala greke që e vërteton këtë gjë.

Ndër të tjera, Kashahu komenton edhe foton, me anë të së cilës kryeministro Edi Rama iu përgjigj Presidentit Meta, teksa shprehej se radhe kishte patur edhe në kufirin bullgaro-grek. Por në fakt, fotoja është e vitit 2016, dhe me anë të këtij statusi kryeministri Rama doli ‘blof’.

Statusi i plotë

Edi Rama shpërdoroi detyrën dhe duhet të hetohet. Ai u lajmërua në 5 Gusht për vendimet e palës greke, por nuk mori asnjë masë për të parandaluar katastrofën humanitare. DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ARBEN KASHAHU, SEMRETAR PËR MARRËDHËNIET ME JASHTË. Edi Rama ka shpërdoruar detyrën në lejimin e krizës humanitare në pikën kufitare të Kakavijës, ku, tragjikisht, humbi jetën edhe një fëmijë. Kryeministri i vendit i cili është njëkohësisht edhe Ministër i Jashtëm fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë, u informua që në datën 5 gusht zyrtarisht për vendimet e marra nga pala greke për të menaxhuar pandeminë me shtetasit që hyjnë në Greqi. 11 ditë më parë Edi Rama e dinte se çfarë do të ndodhte, por vazhdoi pushimet pa e vënë ujin në zjarr për mijëra shqiptarë që e pësuan prej neglizhencës së tij kriminale. Dokumenti i bërë publik nga Presidenti i Republikës, nxjerr në dritë neglizhencën  dhe papërgjegjshmërinë e kryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm Edi Rama. Ai nuk bëri asgjë. Shkoi me pushime luksoze dhe i la shqiptarët të dynden në pikën kufitare pa asnjë lajmërim, pa asnjë masë për të parandaluar atë katastrofë humanitare. Dokumenti i datës 5 Gusht tregon se Edi Rama është përgjegjës i drejtëpërdrejtë për atë që ndodhi në kufijtë tanë me shtetin fqinjë. Ai është përgjegjës për vuajtjet dhe humbjet që pësuan shqiptarët në pritje  për të kaluar kufirin. Tradhëtia e tij ndaj shqiptarëve vazhdon edhe sot, kur genjen duke i shitur fotot e 4 viteve më parë në kufirin Bullgaro-Grek si bllokim të kufirit sot, i cili ka zgjatur vetëm pak orë dhe pa arsye të ngjashme me Shqipërinë.  Shkrimi i i gazetës greke Kathimerini që paraqitet në foton e Edi Ramës sot, i përket 2 shkurtit 2016. Megjithatë, asnjë foto nga asnjë kufi tjetër i Europës nuk jusitikon dot dështimin e Ed Ramës dhe braktisjen e shqiptarëve. Edi Rama e dinte që në 5 Gusht shtrëngimin e masave në kufirin me Greqinë, por nuk gjeti kohë gjatë pushimeve luksoze në rezidencat qeveritare të bëjë qoftë edhe një postim në facebookun e tij për të informuar shqiptarët. Ky është shpërdorim i pastër detyre që solli si pasojë humbjen e një jete të pafajshme. Prokuroria e Posaçme është thirrur sërish në provë për të treguar se nuk është një strukturë në shërbim të qeverisë dhe se ka guximin të veprojë si një organizëm i pavarur në shërbim të interesit publik.

Rasti i Kakavijës, që u zgjidh me ndërhyrjen e Janastas Janullatos, ka sjellë përplasje ditën e sotme mes kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Ilir Meta. Presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama kanë replikuar në distancë gjatë ditës së sotme, në lidhje me krizën e emigrantëve në Kakavijë. Meta akuzon qeverinë, se nuk mori masat në kohën e duhur, ndërsa publikoi edhe një shkresë të ish-ambasadores shqiptare në Greqi, e cila kishte informuar Drejtorin e Rajonit dhe Vendeve Fqinje, për masat e marra nga qeveria helene. Ndërkohë kryeministri iu përgjigj Metësm, duke thënë se po abuzon me postin.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arben kashahu edi rama arben kashahu edi rama

Sondazh

Poll