Politike

Zgjidhja e krizës në Kakavijë, Meta falenderon mediat, kërkon sërish ndjesë: Mirënjohje, ngritët në këmbë opinionin p

17 Gusht 2020, 19:28 Nga DOSJA
Zgjidhja e krizës në Kakavijë, Meta falenderon mediat,

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka falenderuar të gjitha mediat për reagimet që kanë bërë në lidhje me situatën në Kakavijë.

Përmes një statusi në Facebook, Meta ka publikuar një editorial qe flet për faktin që kryeministri Edi Rama kishte dijeni në lidhje me faktin që shqiptarët nuk lejoheshin të futeshin lirshën në Greqi.

Mirënjohje mediave që ngritën në këmbë opinionin publik për vuajtjet e pamerituara të qytetarëve tanë në Kakavijë! Edhe një herë NDJESË të gjithë qytetarëve për mosparandalimin e kësaj krize humanitare!”– shkruan Meta ndër të tjera.

Presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama kanë replikuar në distancë gjatë ditës së sotme, në lidhje me krizën e emigrantëve në Kakavijë. Meta akuzon qeverinë, se nuk mori masat në kohën e duhur, ndërsa publikoi edhe një shkresë të ish-ambasadores shqiptare në Greqi, e cila kishte informuar Drejtorin e Rajonit dhe Vendeve Fqinje, për masat e marra nga qeveria helene. Ndërkohë kryeministri iu përgjigj Metësm, duke thënë se po abuzon me postin.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ilir meta edi rama ilir meta

Sondazh

Poll